Faton Selami nga Tetova zgjidhet avokat i popullit
- Kuvendi sot në kuadër të seancës së 65-të e zgjodhi Faton Selamin nga Tetova për avokat të ri të popullit.
- Post By Sara Ademi
- 14:57, 23 janar, 2026
Shkup, 23 janar 2026 (MIA) - Kuvendi sot në kuadër të seancës së 65-të e zgjodhi Faton Selamin nga Tetova për avokat të ri të popullit.
Për zgjedhjen e Selamit votuan 89 deputetë, gjashtë ishin kundër, ndërsa nga deputetët që u përkasin komuniteteve që nuk janë shumicë, 28 ishin "pro", tetë "kundër".
Selami është jurist i diplomuar, magjistër i shkencave juridike, me provim të dhënë të jurisprudencës dhe noterit.
Kuvendi e zgjedh dhe shkarkon avokatin e popullit. Avokati i popullit zgjidhet në mandat prej tetë vitesh, me të drejtë për rizgjedhje. Zgjedhjen dhe shkarkimin e avokatit të popullit Kuvendi e bën me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, me ç'rast duhet të ketë shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve të cilët i përkasin komuniteteve që nuk janë shumicë.

Avokati i popullit si institucion është kompetent për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve, ndërsa paraqet edhe mekanizëm për mbikëqyrje dhe ndjekje të punës ligjore të institucioneve nga sektori publik. sa/