• e diel, 01 shkurt 2026

Erdogani ofroi që Ankaraja të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA-së

Erdogani ofroi që Ankaraja të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA-së

Ankara, 30 janar 2026 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në bisedën e sotme telefonike me homologun irakian Masut Pezeshkian theksoi se Ankaraja është e gatshme të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA-së.

"Presidenti Erdogan thekson se Turqia është e gatshme ta ndërmarrë rolin e ndërmjetësuesit mes Iranit dhe SHBA-së për uljen e tensioneve dhe zgjidhjes së problemeve", citohet në kumtesën e Kabinetit të presidentit turk.

Në Stamboll sot udhëton shefi i diplomacisë iraniane Abas Aragçi në takim me ministrin turk të punëve të jashtme, Hakan Fidan.

Ditëve të fundit u sistemuan forca amerikane plotësuese në Lindjen e Mesme duke i rritur frikat nga një sulm i mundshëm ndaj Iranit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, dje tha se "shpreson se nuk do të duhet ta sulmojë Iranin. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR