• e martë, 24 mars 2026

En-Bi-Si: Trampi miratoi aksione ushtarake në shtatë vende gjatë vitit të fundit

En-Bi-Si: Trampi miratoi aksione ushtarake në shtatë vende gjatë vitit të fundit

Uashington, 3 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, i cili paraiqtet si "president i paqes", ka miratuar veprime ushtarake në shtatë vende vitin e kaluar, duke përfshirë dhe Iranin, publikoi En-Bi-Si. 

Këto veprime përfshijnë lloje të ndryshme të operacioneve ushtarake, nga sulmet kundër terrorizmit deri te sulmet ndaj objektivave specifike.

Administrata e Trampit ka zgjeruar operacionet kundër terrorizmit në Somali, të cilat kanë vazhduar për më shumë se dy dekada. Sulmi i fundit në atë vend u krye të shtunën, në të njëjtën ditë me sulmin ndaj Iranit.

Përveç Somalisë, SHBA-ja ka kryer një sërë sulmesh në Irak kundër Shtetit Islamik, duke përfshirë dhe sulmin në mars të vitit të kaluar që vrau njeriun e dytë të grupit militant. Në të njejtin muaj, administrata e Trampit nisi sulme ajrore kundër Huthëve në Jemen, të cilët kanë sulmuar Izraelin dhe anijet në rajon.

Në qershor të vitit të kaluar, SHBA-ja nisi sulmin e parë ndaj Iranit, gjatë luftës 12-ditore midis Iranit dhe Izraelit, duke synuar tre lokacione bërthamore iraniane. Edhe pse Trampi pretendoi se kishte “shkatërruar” programin bërthamor të Iranit, raportet e mëvonshme treguan se vetëm një nga tre lokacionet u shkatërrua.

Në dhjetor të vitit të kaluar, administrata e Trampit nisi sulme ajrore ndaj objektivave të Shtetit Islamik në Siri si përgjigje të një sulmi në të cilën vrau dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil amerikan.

Disa ditë më vonë, SHBA-ja, gjithashtu, bombardoi disa objektiva të Shtetit Islamik në Nigeri, si përgjigje të raportimeve për vrasjen e të krishterëve nga ana e grupeve të xhihadistëve.

Në janar të vitit 2026, forcat amerikane arrestuan papritur presidentin venezuelian Nikolas Maduro, duke e kthyer atë në Nju-Jork për t'u përballur me akuzat për narkoterrorizëm, kujton En-Bi-Si. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR