• e enjte, 16 prill 2026

Ekonomia konkurruese e bazuar në njohuri, në fokus të partneritetit midis universiteteve publike dhe agjencisë INOVA

Ekonomia konkurruese e bazuar në njohuri, në fokus të partneritetit midis universiteteve publike dhe agjencisë INOVA

Shkup, 3 prill 2026 (MIA) - Nxitja e inovacionit, mbështetja ndaj sipërmarrjes dhe startup-ve, si dhe zhvillimi i ekonomisë konkurruese bazuar në njohuri do të jetë në fokus të partneritetit midis shtatë universiteteve publike dhe Agjencisë së sapokrijuar për inovacion, zhvillim shkencor, teknologjik dhe sipërmarrje (INOVA). Memorandumi për bashkëpunim u nënshkrua zyrtarisht sot në Qeveri nga rektorët dhe prorektorët e universiteteve dhe drejtoreshës së INOVA-s, ndërsa rëndësia e iniciativës u theksua në fjalimet nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Mirënjohje deri te Qeveria dhe MASH-i për mbështetjen dhe vizionin e tyre të qartë drejtoi Daniella Dimovska, drejtoreshë e INOVA-s e cila tha se në këtë mënyrë partneriteti ka rëndësi strategjike.

"Me universitete cilësore dhe studentë të talentuar, kemi potencial serioz dhe kemi sfidë ta shndërrojmë atë potencial në vlerë reale. Pikërisht këtu e shohim rolin e INOVA-s sonë. Jo vetëm institucion që mbështet, por një partner që lidh, inicion dhe krijon mundësi, si një urë midis shkencës dhe tregut, midis idesë dhe realizimit të saj", ka thënë Dimovska.

Memorandumi u nënshkrua me rektorët e USHCM-Shkup, DU-Tetovë, UGD-Shtip, UEJL-Tetovë, USHKO-Manastir, USAP-Ohër dhe UNT-Shkup, të cilët mbajtën fjalim në ngjarje, duke theksuar përfitimet nga partneriteti me INOVA dhe rëndësinë e iniciativës për zbatimin praktik të dijes. 

Nënshkrimi i memorandumit, sipas ministres së Arsimit, Janevska është me rëndësi strategjike për vendin. Bashkësia akademike, theksoi ajo, është nxitësi kryesor i dijes, inovacionit dhe progresit shoqëror. 

"Ky memorandum nuk është vetëm një akt formal, është një konfirmim i vendosmërisë sonë të përbashkët për të ndërtuar një marrëdhënie edhe më të fortë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm midis shtetit dhe universiteteve, me një qëllim të qartë për arsim të lartë me cilësi më të lartë dhe veprimtari shkencore-kërkimore më aktive, të cilën do ta realizojmë përmes Agjencisë INOVA", theksoi Janevska.

Nënshkrimi i këtij memorandumi për bashkëpunim, sipas kryeministrit Mickoski, paraqet një mesazh të fuqishëm se së bashku mundemi më shumë, se përmes partneritetit mund të krijojmë kushte për zhvillimin e sipërmarrjes, për mbështetjen e "startup-eve", për rritjen e konkurrueshmërisë së kompanive tona dhe për ndërtimin e ekonomisë të bazuar në dije.

"Është veçanërisht e rëndësishme që kjo iniciativë hap hapësirë për bashkëpunim më të thellë ndërmjet universiteteve, institucioneve dhe sektorit të biznesit, gjë që mund të rezultojë me projekte të reja, hulumtime të përbashkëta dhe krijimin e zgjidhjeve me zbatim real. Në këtë mënyrë, krijohen kushte për mbajtjen e talenteve të rinj dhe përfshirjen e tyre aktive në zhvillimin e ekonomisë vendase", tha Mickoski.

Iniciativa e Agjencisë për Inovacione, Zhvillim Shkencor-Teknologjik dhe Sipërmarrje (INOVA) për vendosjen e bashkëpunimit me universitetet shtetërore paraqet një hap të rëndësishëm në drejtim të lidhjes më të mirë të arsimit, shkencës dhe ekonomisë. Në kushtet e ndryshimeve të shpejta globale, partneritetet e tilla janë të domosdoshme për krijimin e rezultateve të qëndrueshme dhe afatgjata.

"Në të njëjtën kohë, lidhja me sektorin privat dhe institucionet krijon një bazë për transferim më efikas të njohurive dhe teknologjisë. Fokusi i këtij partneriteti është në përputhje me prioritetet tona strategjike, e ato janë: nxitja e inovacioneve, mbështetja e sipërmarrjes dhe "startup-eve", si dhe zhvillimi i një ekonomie konkurruese të bazuar në dije", tha Mickoski.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR