Dymbëdhjetë vende paralajmërojnë në rrezikun e rritur për incident bërthamor në Ukrainë
- Një grup prej 12-të vendeve, sot, gjatë seancës së posaçme të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) në Vjenë, paralajmëroi në rrezikun e rritur për aksident bërthamor në Ukrainë.
- Post By Besnik Shuki
- 19:06, 30 janar, 2026
Vjenë, 30 janar 2026 (MIA) - Një grup prej 12-të vendeve, sot, gjatë seancës së posaçme të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) në Vjenë, paralajmëroi në rrezikun e rritur për aksident bërthamor në Ukrainë.
Në deklarëtën e përbashkët të Belgjikës, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Lituanisë, Luksemburgut, Holandës, Portugalisë, Rumanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar thuhet se sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike po ndikojnë negativisht në sigurinë bërthamore, duke e çuar vendin në prag të katastrofës. Ata theksuan se termocentralet bërthamore kanë nevojë për furnizim të besueshëm me energji të jashtme për të ftohur materialin radioaktiv.
Kreu i ANEB-së, Rafael Grosi, në fjalimin e tij po ashtu theksoi se dëmtimi i trafostacioneve dëmton sigurinë bërthamore.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi rus në ANEB, Mihail Uljanov i hodhi poshtë këto pretendime si të rreme, duke shtuar se termocentralet ukrainase mund t'i përballojnë lehtësisht sulmet. bsh/
Foto: MIA arkiv