• e diel, 01 shkurt 2026

Dy viktima nga moti i lig në Greqi

Dy viktima nga moti i lig në Greqi

Athinë, 21 janar 2026 (MIA) - Një pjesëtar i shërbimit bregdetar të Greqisë në qytetin Astros në Peloponez dhe një grua në lagjen e AAthinës Glifada e humbln jetën në stuhinë e fuqishme që prej herët në mëngjes kaploi disa pjesë të Greqisë, ndërsa shërbimi zjarrfikës pranoi mbi 600 thirrje për ndihmë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sonte vonë në Athinë, jetën e humbi një grua e cila derisa lëvizte në këmbë, u tërhoq nga ujërat e ardhur në rrugët e vërshuara, ndërsa më parë, në Peloponez jetën e humbi një pjesëtar i shërbimit bregdetar derisa ishte në detyrë, në portin në Astros dhe për shkak të erës së fuqishme dhe valëve të mëdha ra në det.

Qarku i Atikës rajon më i gjerë i Athinës, nga pasdite është kapluar nga moti i lig, ndërsa për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiout janë vërshuar disa rrugë dhe bulevardet qendrore dhe komunikacioni është ndërprerë.

Më të goditura janë paralagjet perëndimroe dhe lagjet e Atikës, ndërsa nga numri 112 për raste urgjente, banorëve të dy paralagjeve iu dërgua porosi për evakuim për shkak të ujërave të ardhura.

Sipas rrjetit të stacioneve automatike meteorologjike të Observatorit nacional të Athinës dhe portalit "Meteo" gjatë ditës së sotme deri në orën 19:30 sipas kohës lokale, në pjesë të Athinës janë matir mes 118 dhe 146,4 litra ujë në metër katror.

Ndërsa shumë sasi e reshjeve të shiut nga orët e mëngjesit janë regjistruar edhe në pjesën lindore të peloponezit, të Evisë, si dhe në pjesë tët jera të vendit.

Nga shërbimi zjarrfikës i Greqisë iunformuan se për shkak të motit të lig në peloponez në Greqinë perëndimore, Epir dhe Atikë, qendra operative nga orët e mëngjesit dje deri në orën 19 sot ka pranuar gjithsej 603 thirrje për ndihmë, 370 prej të cilave ishin në rajonin më të gjerë të Athinës dhe u realizuan 210 pompime të ujit, 49 prerje të drunjve, 68 bartje e personave në lokacione të sigurta dhe 30 mënjanime të gjësendeve.

Në Athinë, është ndërprerë komunikacioni për shkak të bulevardeve të vërshuara, ndërsa probleme ka edhe në qarkullimin e tramvajëve dhe të linjës së metrosë me trenin elektrik, për shkak të binarëve të vërshuar.

Paralelisht, kanë dalë nga shtrati dy lumenjtë në Athinë.

Për stuhinë, nga numri i emergjencës 112 mbrëmë u dërguan mesazhe banorëve të pesë rajoneve për të kufizuar lëvizjet e tyre, ndërsa këtë mëngjes porosi të njejtë morën edhe të gjithë ata në rajonin e Atikës, rajonin më të gjerë të Athinës.

Për shkak të erës së fuqishme, anijet dhe tragetet mbetën të ankoruara në tre portet në Athinë, pas ndalesës për lundrim, ndërkaq u mbyllën edhe të gjitha shkollat në rajonin e Atikës. ab/

Video: Forecast Weather Greece

QËNDRONI TË LIDHUR