• e martë, 16 dhjetor 2025

Dy persona lëndohen pas rrëzimit të aeroplanit sportiv afër digës së Mavrovës

Dy persona lëndohen pas rrëzimit të aeroplanit sportiv afër digës së Mavrovës

Gostivar, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Dy persona me lëndime të pësuara dërgohen në spitalin e Gostivarit gjatë rrëzimit të një aeroplani të vogël sportiv në ujërat e Liqenit të Mavrovës, informojnë nga SPB Tetovë.

Sipas zëdhënësit, Fatmir Rexhepi, sot në orën 12:35 në SPB Tetovë - DPB Gostivar është raportuar se në liqenin e Mavrovës, në afërsi të digës "Kanali Beliçki", ka rënë një aeroplan i vogël sportiv.

"Sipas raportit, nga aeroplani në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas të Kosovës Xh.P. (41) dhe D.M. (64), i cili e ka drejtuar aeroplanin. Ata kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Qendrën Mjekësore më Gostivar për ndihmë të parë", deklaroi zëdhënësi Fatmir Rexhepi.

Nëpunësit policor nga Departamenti Policor Mavrovë menjëherë kanë dalë në vend dhe në bisedë me ta D.M. ka thënë se për shkak të problemit me motorin ai zbriti në liqen, afër digës. sa/

Foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR