• e enjte, 16 prill 2026

Dukshmëri e ulur për shkak të mjegullës në drejtimin rrugor Lisec - Kodër e Diellit, në Krushevë dhe në grykën malore Pletvar

Dukshmëri e ulur për shkak të mjegullës në drejtimin rrugor Lisec - Kodër e Diellit, në Krushevë dhe në grykën malore Pletvar

Shkup, 1 prill 2026 (MIA) - Dukshmëri e ulur prej 30 deri 50 metra është regjistruar në drejtimin rrugor Lisec - Kodër e Diellit, si dhe në Krushevë dhe në grykën malore Pletvar, informoi NP "Rrugët e Maqedonisë".

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Nga ndërmarrja shtojnë se të gjitha drejtimet rrugore të vendit janë të kalueshme.

Në disa akse, posaçërisht ato që kalojnë nëpër qafa dhe gryka malore, është e mundur paraqitja e shembjeve të imëta, për ç'shkak rekomandohet kujdes gjatë drejtimit të automjeteve.

NP "Rrugët e Maqedonisë" u bën thirrje shoferëve të jenë të kujdesshëm, ta respekotjnë sinjalizimin e vendosur rrugor dhe ta adaptojnë shpejtësinë sipas kushteve në rrugë.

Ekipet kujdestare të ndërmarrjes ndodhen në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha drejtimet rrugore të jenë të kalueshme. ab/

foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR