Dokiq për MIA-n: Me ndalimin e pirjes pasive të duhanit dukshëm do të ulen pasojat shëndetësore, veçanërisht te fëmijët dhe do të kontribuohet për një popull më të shëndoshë
- Me ndalimin e pirjes pasive të duhanit dukshëm do të ulet numri i pasojave të padëshiruara ekonomike, të cilat ndoshta nuk janë menjëherë të dukshme, por në afat të gjatë do të kontribuojnë në krijimin e një populli më të shëndoshë, deklaroi për MIA-n, prof.dr Dejan Dokiq, pulmolog, alergolog, të cilin e pyetëm për koment në lidhje me ligjin e ri të paralajmëruar kundër pirjes së duhanit.
- Post By Sara Ademi
- 12:49, 13 janar, 2026
Shkup, 13 janar 2026 (MIA) - Me ndalimin e pirjes pasive të duhanit dukshëm do të ulet numri i pasojave të padëshiruara ekonomike, të cilat ndoshta nuk janë menjëherë të dukshme, por në afat të gjatë do të kontribuojnë në krijimin e një populli më të shëndoshë, deklaroi për MIA-n, prof.dr Dejan Dokiq, pulmolog, alergolog, të cilin e pyetëm për koment në lidhje me ligjin e ri të paralajmëruar kundër pirjes së duhanit.
"Ligji i ri kundër pirjes së duhanit, duhet ta pranoj, është mjaft kufizues, por shoh efekte jashtëzakonisht pozitive dhe përfitime nga zbatimi i tij për gjithë shoqërinë. Para se gjithash, me këtë ligj do të kursehen ata që nuk e pinë duhanin nga ekspozimi i pirjes pasive si në objekte hotelierike ashtu edhe në automobila", është i vendosur Dokiq.
Mjeku tha se ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të shëndetit publik.
"Veçanërisht është e rëndësishme që ligji parashikon mbrojtjen e fëmijëve me ndalesë për pirjen e duhanit në praninë e tyre, veçanërisht në hapësira të mbyllura. Fëmijët janë grupi më i rrezikuar dhe ata më së shumti i ndjejnë pasojat e dëmshme nga pirja e duhanit për shkak të mbrojtjes së tyre nga vlera primare për shoqërinë tonë. Këtë e konsideroj si një nga përfitimet kyçe dhe më pozitive të ligjit. Me ndalimin e pirjes pasive të duhanit dukshëm do të ulet numri i pasojave të padëshiruara shëndetësore, të cilat ndoshta nuk janë menjëherë të dukshme, por në plan afatgjatë do të kontribuojnë për krijimin e një kombi më të shëndetshëm", shtoi Dokiq.
Gjithashtu, siç theksoi mjeku, masat rigoroze mund të ndikojnë të motivuara te disa nga duhanpirësit dhe të mendojnë për lënien e duhanit.
"Gjithsesi, atyre personave duhet t'u ndihmohet në mënyrë adekuate me qëllim që të ulet numri i duhanpirësve në vend. Me këtë jo vetëm që do të përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve, por edhe do të vazhdohet jetëgjatësia, veçanërisht nëse pirja e duhanit ndërpritet në kohë - është kategorik Dokiq në deklaratën për MIA-n. sa/
Foto: MIA arkivi/ arkivi privat i dr. Dokiq