• e enjte, 16 prill 2026

Departamenti amerikan i Shtetit ofron shpërblim prej tre milionë dollarëve për informata lidhur me sulmet ndaj objekteve amerikane në Irak

Departamenti amerikan i Shtetit ofron shpërblim prej tre milionë dollarëve për informata lidhur me sulmet ndaj objekteve amerikane në Irak

Uashington, 1 prill 2026 (MIA) - Departamenti amerikan i Shtetit ofron shpërblim deri tre milionë dollarë për informata lidhur me sulmet ndaj objekteve të veta diplomatike në Irak.

Njoftimi pason pasi që Ambasada e SHBA-së në Bagdad, Konsullata e përgjithshme në Erbil dhe Qendra për mbështetje diplomatike në Bagdad vazhdimisht janë caqe të sulmeve prej fillimit të luftës mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

Nëse keni informata për milicitë terroriste të lidhura me iranin apo persona të tjerë përgjegjës për këto sulme, na i dërgoni paraqitjet e juaja sot. Informata tuaja ju mundësojnë të merrni shpërngulje dhe shpërblim në të holla, ceket në kumtimin në programin "Shpërblim për drejtësi".

Programi "Shpërblim për drejtësi" ofron shpërblime të shumëfishta për informata lidhur me udhëheqësinë iraniane prej fillimit të luftës. ab/

Foto: Departamenti amerikan i Shtetit

QËNDRONI TË LIDHUR