Delegacion i Kuvendit për vizitë studimore në Kroaci
- Delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të zhvillojë vizitë studimore në Republikën e Kroacisë nga 14 deri më 18 prill 2026. Vizita është organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektesh (UNOPS), në kuadër të projektit "Mbështetja për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut".
- Post By Fami Bajrami
- 09:36, 14 prill, 2026
Shkup, 14 prill 2026 (MIA)- Delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të zhvillojë vizitë studimore në Republikën e Kroacisë nga 14 deri më 18 prill 2026. Vizita është organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektesh (UNOPS), në kuadër të projektit "Mbështetja për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut".
Delegacioni përbëhet nga nënkryetari i Kuvendit dhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Antonijo Milloshoski, kryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime, Venko Filipçe, si dhe deputetet Ivanka Vasilevska, Dijana Toska, Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe Saranda Stafai Imeri, së bashku me përfaqësuesit e shërbimit parlamentar.
Qëllimi i vizitës studimore është njohja me përvojat e Republikës së Kroacisë në procesin e integrimit evropian, me fokus të veçantë në rolin e parlamentit dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional. Përmes shkëmbimit të përvojave, delegacioni do të njihet me praktikat e mira në harmonizimin me legjislacionin evropian dhe zbatimin e proceseve të reformave.
Vizita përfshin takime me përfaqësuesit e lartë të Qeverisë Kroate, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Parlamentit Kroat, si dhe me përfaqësuesit e Komisionit Evropian në Kroaci.
Kjo vizitë është kontribut i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të Kuvendit në procesin e integrimit evropian, si dhe mundësi për të avancuar bashkëpunimin ndërparlamentar të Maqedonisë dhe Kroacisë.