Debat për Strategjinë për arsim 2026-2030 në Fakultetin filozofik në Shkup
- Debat kushtuar Strategjisë për arsim 2026-2032, u mbajt sot në Fakultetin e filozofik në Shkup, ku ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska theksoi se në këtë dokument fokusi është vendosur te zhvillimi i programi të ri për arsimin parashkollor, gjithëpërfshirja në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe zbatimi i formulave të reja për financimin e shkollave.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:27, 21 janar, 2026
Shkup, 21 janar 2026 (MIA) - Debat kushtuar Strategjisë për arsim 2026-2032, u mbajt sot në Fakultetin e filozofik në Shkup, ku ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska theksoi se në këtë dokument fokusi është vendosur te zhvillimi i programi të ri për arsimin parashkollor, gjithëpërfshirja në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe zbatimi i formulave të reja për financimin e shkollave.
"Gjithashtu parashikohet edhe përmirësimi i infrastrukturës, si dhe optimizimi i rrjetit shkollor dhe futjen e punës me një turn, zbatimi i konceptit të ri të maturës, zhvillimi dhe promovimi i arsimit joformal, si dhe rregullore e re ligjore në arsimin e lartë dhe shkencën", shtoi Janevska, duke theksuar se implementimi i këtij dokumenti do të sigurojë sistem arsimor kombëtar më cilësor.

Draft- versioni i Strategjisë është përgatitur përmes një diskutimi të gjerë, me pjesëmarrjen e shumë palëve – Delegacioni i BE-së, UNICEF, Banka Botërore, GIZ, UNDP, Byroja e Zhvillimit të Arsimit, Qendra për Zhvillimin e Arsimit Profesional, Qendra Shtetërore e Provimeve, Inspektorati Shtetëror i Arsimit, profesorë universitarë dhe sektori joqeveritar.
"Pas publikimit në sistemin ENER muajin e kaluar dhe integrimit të disa prej sugjerimeve të pranuara, pritet që dokumenti të miratohet deri në fund të janarit", kumtoi MASH. ab/
Foto: МASH