Dëshmitari në gjyqin për "Puls" kërkon kompensim nga të gjithë të akuzuarit, përveç sigurimit, i cili i shpëtoi jetën
- Dëshmitarët që ndodheshin në diskotekën "Puls" natën fatale kur shpërtheu zjarri, në të cilin humbën jetën 63 persona, dhe mbi 200 u lënduan, në seancën e sotme para Gjykatës dëshmuan për momentin e shpërthimit të zjarrit, por edhe për brendësinë e klubit, lëshimin e biletave dhe kontrollin në hyrje, deri te momenti kur shpërtheu zjarri dhe paniku për daljen nga diskoteka e mbushur plot dhe pasojat që ata i përjetojnë deri sot.
- Post By Qefsere Abduli
- 16:00, 5 mars, 2026
Shkup, 5 mars 2026 (MIA) - Dëshmitarët që ndodheshin në diskotekën "Puls" natën fatale kur shpërtheu zjarri, në të cilin humbën jetën 63 persona, dhe mbi 200 u lënduan, në seancën e sotme para Gjykatës dëshmuan për momentin e shpërthimit të zjarrit, por edhe për brendësinë e klubit, lëshimin e biletave dhe kontrollin në hyrje, deri te momenti kur shpërtheu zjarri dhe paniku për daljen nga diskoteka e mbushur plot dhe pasojat që ata i përjetojnë deri sot.
Dëshmitari Kristian Kitanov, i cili ishte vizitor i rregullt në diskotekën "Puls" në Koçan, në deklaratën e tij në seancën e sotme në Gjykatë, tha se kishte shkuar në diskotekë edhe si i mitur dhe se askush nuk i kishte kërkuar letërnjoftim - "as si i mitur, as më vonë kur kam shkuar".
Si i mitur, dëshmitari tha se gjithmonë ishte njoftuar nga shokët kur do të ketë polici në diskotekë, ndërsa natën e zjarrit, tha se erdhi policia dhe një nga anëtarët e bendit i përshëndeti, pas së cilës, siç theksoi, disa nga vizitorët që ishin të mitur filluan të shkonin në tualet.
Kur u pyet se si e dinte që atë mbrëmje kishte të mitur në diskotekë, dëshmitari tha se Koçani është një qytet i vogël dhe ai njihte disa prej tyre.
Në diskotekë ndodhej edhe kur shpërtheu zjarri më 16 mars. Sqaroi se kishte blerë biletë në hyrje, ia dha sigurimit që vendosi një vulë dhe pastaj ata u futën brenda me shokët e tij.
Dëshmitari njoftoi se kërkon kompensim dhe i bashkohet ndjekjes penale.
Dëshmitarja Martina Ristovska, e cila ndodhej në diskotekën "Puls" në momentin kur shpërtheu zjarri, deklaroi sot në gjyq se fillimin e zjarrit e kishte kapur rastësisht në video për Instagram, por e kishte vënë re vetëm ditën tjetër, kur e pa videon.
Ristovska deklaroi se në diskotekë kishte mbërritur me shoqet rreth orës 12, kishte blerë biletë, por nuk e mbante mend nëse sigurimi i kishte kërkuar letërnjoftim për hyrje.
Sipas deklaratës së saj, ajo ishte pozicionuar në mes të diskotekës, ndërsa zjarrin e pa pasi këngëtari u tha që të largoheshin nga diskoteka sepse "ka zjarr dhe do të kthehemi shpejt", pas së cilës të gjithë u drejtuan drejt daljes. Dy nga sigurimi, siç tha, i ndihmuan dhe e nxorrën jashtë në mënyrë të sigurt.
Në pyetjen nga mbrojtja nëse mund të konkludonte se sigurimi veproi vendimisht dhe se secili përpiqej të ndihmonte, dëshmitari përgjigjet pozitivisht dhe shprehu mirënjohje që e nxorrën jashtë, duke theksuar: "Ata sakrifikuan shëndetin e tyre për të shpëtuar të tjerët, përfshirë edhe mua, dhe besoj se edhe të tjerët u janë mirënjohës që i shpëtuan. Sipas meje, po të mos ishin ata do të kishte edhe më shumë viktima".
Avokati Petre Shilegov, në një deklaratë për mediat gjatë pushimit të seancës së sotme, tha se duke marrë parasysh qëndrimin e PTHP NKOK, i cili i kualifikon kryesit e veprave penale si persona që kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe persona që kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm, gjegjësisht kanë shkaktuar zjarrin në "Puls", beson se do të ulet numri i të akuzuarve në këtë çështje.
Gjyqi ndodhet në fazën e provave dhe vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria.
Zjarri në diskotekën "Puls" në Koçani shpërtheu natën e 16 marsit të vitit të kaluar, gjatë një shfaqja të grupit DNK. Në tragjedia humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Procesi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie dhe procedurat po zhvillohen kundër më shumë se 30 personave fizikë dhe tre personave juridikë për krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme. Prokuroria përfaqësohet nga një ekip prej 15 prokurorësh publikë. Gjykimi vazhdon me paraqitjen e provave dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s