Cisterna e tretë që lidhet me Iranin futet në Gjirin Persik përmes Ngushticës së Hormuzit
- Një cisternë e tretë e lidhur me Iranin ka hyrë sot në Gjirin Persik përmes Ngushticës së Hormuzit, dita e parë e një bllokade të plotë amerikane ndaj anijeve që hyjnë në portet iraniane, tregojnë të dhënat e transportit.
- Post By Fami Bajrami
- 12:32, 14 prill, 2026
Teheran, 14 prill 2026 (MIA) - Një cisternë e tretë e lidhur me Iranin ka hyrë sot në Gjirin Persik përmes Ngushticës së Hormuzit, dita e parë e një bllokade të plotë amerikane ndaj anijeve që hyjnë në portet iraniane, tregojnë të dhënat e transportit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp njoftoi bllokadën të dielën pasi bisedimet paqësore gjatë fundjavës në Islamabad midis SHBA-së dhe Iranit nuk sollën marrëveshje.
Pasi tre anijet që kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit nuk ishin drejtuar për në portet iraniane, ato nuk përfshihen në bllokadë.
Cisterna me flamurin panamez "Gjiri i paqes", është drejtuar në portin Hamrija në Emiratet e Bashkuara Arabe, treguan të dhënat e Bursës në Londër.
Sipas "Kpler", anija zakonisht transporton naftë iraniane në porte të tjera në Lindjen e Mesme, të cilat më pas eksportojnë mallrat në Azi.
Dy cisterna të tjera nën sanksionet e SHBA-së kanë kaluar më parë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Sipas "Kpler", "Murlikishan" po lundron drejt Irakut për të ngarkuar naftë më 16 prill. Anija e njohur më parë si MKA, ka transportuar naftë ruse dhe iraniane.
"Riç Stari" është cisterna e parë që kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe largohet nga Gjiri Persik që nga dje në orën 16:00, kur filloi bllokada amerikane e porteve iraniane. Cisterna dhe pronari i saj, "Shangaj Sjuanrun Shiping", janë nën sanksione të SHBA-së për shkak të biznesit me Iranin.
Foto: arkivi i MIA-s