• e shtunë, 31 janar 2026

Bullgari: Fillon procedura për zgjedhje të kryeministrit dhe kabinetit zyrtar

Bullgari: Fillon procedura për zgjedhje të kryeministrit dhe kabinetit zyrtar

Sofje, 26 janar 2026 (MIA) - Presidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova sot e fillon procedurën për emërimin e qeverisë zyrtare. Takimi i parë i Jotovës do të mbahet nesër me kryetaren e Kuvendit, Raja Nazarjan, informon pres shërbimi i presidentes bullgare.

Nga nënshkrimi i dekretit për emërimin e qeverisë së përkohshsme, drejtpërdrejtë do të varet edhe data e zgjedhjeve të ardhshme të parakohshme parlamentare. Pritet që Jotova të realizojë biseda me të gjithë kandidatët potencialë për funksionin kryeministër zyrtar.

Një pjesë e kandidatëve potencialë tanimë publikisht kanë refuzuar ta ndërmarrin funksionin, duke përfshirë edhe Raja Nazarjan.

Pasi Jotova ta nominojë kandidatin për kryeministër zyrtar, ai duhet të propozojë përbërje të kabinetit. Pas konsultimit me partitë parlamentare, duhet të realizohet nënshkrimi i dekretit për emërimin e qeverisë. Nëse procedura prolongohet, zgjedhjet për parlament të ri do të mbahen pas Pashkëve. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR