Borë rekorde në Moskë - mbi 60 cm pas 32 vjetëve
- Post By Melahat Baftija
- 10:34, 30 janar, 2026
Moskë, 30 janar 2026 (MIA) - Në Moskë është matur trashësi e borës prej 61 centrimetra, me çka është rrëzuar rekodedir i trashlsisë së borës i vedosur 32 vjet më parë në kryeqendrën ruse.
"Sipas stacionit meteorologjik referues VDNKh, si rezultat i reshjeve të vazhdueshme të dëborës, niveli i saj është rritur në 61 centimetra, që është një rritje prej tre centimetrash në 24 orë", deklaroi për RIA Novosti, Evgenij Tishkovec, ekspert kryesor në qendrën meteorologjike Fobos. Ai theksoi se në qendër të kryeqytetit, në Balçug, trashësia e dëborës është 69 centimetra, ndërsa në Tushino - 63 centimetra, duke thyer kështu rekordin për lartësinë e rreshjeve të dëborës nga viti 1994, kur ishte 61 centimetra.
"Në rajonin e Moskës, reshjet më të dendura të dëborës janë në Çurustuj - 68 centimetra, Serpuhov - 66 centimetra, Kolomna - 65 centimetra dhe Volokolamsk - 62 centimetra", shtoi ai. mb/
Foto: EPA