• e enjte, 16 prill 2026

Bisedë telefonike Putin - Erdogan për përplasjet në Lindjen e Afërt

Bisedë telefonike Putin - Erdogan për përplasjet në Lindjen e Afërt

Moskë, 3 prill 2026 (MIA) - Presidentët e Rusisë dhe Turqisë, Vlladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan në bisedën e sotme telefonike folën për situatën në Lindjen e Afërt, kumtoi Kremlini.

"U konstatua se armiqësitë e rënda në Gjirin persik çojnë drejt pasojave serioze në energjetikë. tregti, logjistikë dhe sektorë të tjerë, jo vetëm në nivel rajonal, por edhe global", kumtoi Kremlini.

Në kumtesë ceket edhe se Putini dhe Erdogani janë "për arritje të ndërprerjes së zjarrit sa më parë dhe po punojnë në marrëveshje paqësore kompromisi që do t'i kenë parasaysh interesat legjitime të të gjitha vendeve në rajon".

Kremlini theksoi edhe se dy liderët biseduan për luftën në Ukrainë, si dhe për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin në sektorin energjetik.

Në kumtesën nga kabineti i Erdoganit ceket se ata biseduan edhe për situatën në Siri dhe për aksionet e Izraelit.

"Gjatë bisedës, Erdogani theksoi se Turqia nuk i miraton sulmet ndaj Iranit, as marrëveshjen e Iranit ndaj vendeve në rajon dhe se po zhvillon bisedime në mënyrë që të parandalojë që lufta të dalë nga kontrolli dhe të cilat janë të kahëzuara drejt arritjes së paqes dhe stabilitetit", ceket në kumtesë.

Erdogani i komentoi edhe veprimet e Izraelit, duke i definuar si  politikë ofenzive që duhet të parandalohet. Ai theksoi se nuk do të lejohen hapa për ndryshim të statusit për ndryshim të statusit të Jerusalemit. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR