BE-ja do t'i japë Ukrainës 1,4 miliardë euro nga prona e ngrirë ruse
- Bashkimi Evropian mori 1,4 miliardë euro të ardhura nga norma e itnnresit e pronës së ngrirë të Bankës qendrore të Rusisë dhe mjetet do t'i kahëzojë në mbështetje të Ukrainës, kumtoi Komisioni evropian.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:17, 1 prill, 2026
Bruksel, 1 prill 2026 (MIA) - Bashkimi Evropian mori 1,4 miliardë euro të ardhura nga norma e interesit e pronës së ngrirë të Bankës qendrore të Rusisë dhe mjetet do t'i kahëzojë në mbështetje të Ukrainës, kumtoi Komisioni evropian.
Në kumtesën e KE-së ceket se kjo është transha e katërt e normës së interesit të pronës së ngrirë të Bankës qendrore ruse, që janë bllokuar në pajtim me sanksionet e BE-së për shkak të luftës kundër Ukrainës.
Kryetarja e KE-së, Ursulla fon der Lajen deklaroi se paratë do të kahëzohen drejt financimit të funksionimit të shtetit ukrainas, ruajtjes së shërbimeve publike dhe mbështetjes së forcave të armatosura.
Është planifikuar 95 për qind e mjeteve të kahëzohen përmes mekanizmit për kredi për Ukrainës, që siguron mbështetje të pakthyeshme për pagesë të ndihmës makrofinanciare të BE-së dhe kredi nga vendet e G7-shit, me vlerë të përgjithshme prej 45 miliardë euro. Pesë për qind e tjerë do t'i ndahen Fondit evropian paqësor, dedikuar për mbulim të nevojave urgjente usjtarake dhe mbrojtëse të Ukrainës.
Komisari për ekonomi të BE-së, Valdis Dombrovski vlerësoi se në këtë mënyrë sanksionet kundër Rusisë po shndërrohen në ndihmë konkrete për Ukrainës.
Ngrirja e aseteve të Bankës qendrore të Rusisë është pjesë e një pakoje më të gjerë sanksionesh që BE-ja dhe shtetet e saj anëtare kanë vendosur në përgjigje të agresionit të Rusisë në Ukrainë. Për shkak të ndalimit të transaksioneve me këto mjete, në institucionet financiare të BE-së janë akumuluar mjete të konsiderueshme mjetesh, që çoi drejt krijimit të të ardhurave shtesë.
Këshilli i BE-së në shkurt 2024 vendosi që institucionet që menaxhojnë këto fonde duhet të shpërndajnë dhe ruajnë të ardhurat e gjeneruara, ndërsa në maj të të njëjtit vit u miratua korniza ligjore për përdorimin e tyre në dobi të Ukrainës. Në fund të vitit 2025 u soll vendim me të cilin përgjithmonë ndalohet transferimi i fondeve të ngrira nga Banka qendrore ruse e Moskës. ab/
foto: ЕPА