• e diel, 01 shkurt 2026

BE-ja do të promovojë strategji të reja për viza, migrim dhe azil

BE-ja do të promovojë strategji të reja për viza, migrim dhe azil

Bruksel, 29 janar 2026 (MIA) - Komisioni Evropian sot do të miratojë dy strategji të reja, njëra për vizat, ndërsa tjetra për migrimin dhe azilin. 

Zëdhënësi i Eurokomisionit për punë të brendshme, Markus Lamert të hënën në lidhje me protestat dhe bllokadat e kufijve nga ana e transportuesve ballkanik, tha se Komisioni është i vetëdijshëm për problemet e tyre dhe punën në tejkalimin e tyre në kuadër të përgatitjes së Strategjisë për viza.

"Jemi të vetëdijshëm se një numër i madh i profesionistëve nga vendet e treta mund të kenë nevojë të mbesin në zonën e Shengenit më shumë se 90-të ditë në afat prej 180 ditësh. Kjo i përfshin profesionet me lëvizshmëri të lartë, siç janë shoferët e kamionëve, por gjithashtu edhe sportistët dhe artistët. Kjo është një pyetje në të cilën jemi plotësisht të përkushtuar dhe në të cilën punojmë dhe mendojmë në kontekst të përgatitjeve të Strategjisë së ardhshme për vizat, që do ta publikojmë këtë javë", deklaroi Lamert.

Sipas njoftimeve, Strategjia do të përfshijë udhëzimet në nivel të të gjithë bllokut, të cilët janë dizejnuar ta përforcojnë konkurrencën, por njëherit edhe sigurinë e BE-së.

Me dokumentin do të parashikohen edhe "viza ekonomike", të cilat do të jenë të shumëfishta dhe me afat të vlerës më të gjatë se pesë vjet, në përpjekje për nxitje të rritjes ekonomike.

Strategjia do të parashikojë edhe masa kufizuese kundër "vendeve të treta armiqësore", si dhe monitorim më të ashpër të regjimeve të përhershme pa viza. sa/

Foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR