• e martë, 24 mars 2026

BDI kërkon që Qeveria ta shkarkojë ministrin e Ekonomisë sepse nuk kishte plan për t'u përballur me krizën

BDI kërkon që Qeveria ta shkarkojë ministrin e Ekonomisë sepse nuk kishte plan për t'u përballur me krizën

Shkup, 17 mars 2026

Ajo që e paralajmëroi BDI tashmë po ndodh. Nuk ka asnjë intervenim nga Qeveria për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve, duke i lënë ata në mëshirë të fatit.

Republika e Maqedonisë së Veriut aktualisht funksionon pa Ministri të Ekonomisë funksionale, ndërkohë që pritet rritje e konsiderueshme e çmimeve të produkteve bazë, e kostove të transportit dhe, në përgjithësi, shtrenjtim i jetës për qytetarët.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) njofton qytetarët se, nëse nuk implementohen urgjentisht masat e propozuara, çmimet në përgjithësi mund të rriten mbi 10%, gjë që do të rëndojë ndjeshëm buxhetet familjare në vend.

Kjo Qeveri nuk ka kapacitetet e duhura për të menaxhuar krizat që ndodhin edhe 2.000 kilometra larg vendit. Për këtë arsye, Qeveria duhet menjëherë të shkarkojë Ministrin e Ekonomisë, i cili duket se nuk ka as vizion e as plan për menaxhimin e krizave ekonomike.

Edhe njëherë i bëjmë thirrje Qeverisë që të shqyrtojë seriozisht propozimet e BDI-së, të cilat do të kenë mbështetjen tonë të plotë nëse masat për mbrojtjen e qytetarëve procedohen dhe miratohen në Kuvend.

BDI

QËNDRONI TË LIDHUR