Bastisje në Strugë, në Kërçovë dhe në Ohër, gjenden armë, municion dhe marihuanë, privohen nga liria katër persona
- Në tre operacione të ndara policore në Strugë, Kërçovë dhe Ohër, dje janë ndaluar katër persona nën dyshimin për posedim të paligjshëm të armëve dhe drogës, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
- Post By Melahat Baftija
- 13:25, 24 mars, 2026
Shkup, 24 mars 2026 (MIA) - Në tre operacione të ndara policore në Strugë, Kërçovë dhe Ohër, dje janë ndaluar katër persona nën dyshimin për posedim të paligjshëm të armëve dhe drogës, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Nëpunës policorë nga Departamenti kundër Trafikimit të Paligjshëm të Drogës dhe të Armëve pranë DPB Strugë dje në ora 19:45 në Strugë, privuan nga liria L.R. (19) dhe vëllain e tij 15-vjeçar për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje veprës penale "prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materialeve shpërthyese".
MBP thekson se gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre në Strugë, të kryer me urdhër gjykate, ishin gjetur dhe sekuestruar një pistoletë "Dessert Lort" e kalibrit 9 mm dhe karikator i zbrazur për pistoletën, të cilën e posedonin pa leje dhe për të cilën i mituri deklaroi se prindërit e tij nuk ishin në dijeni.
Nga atje njoftojnë se dje në ora 17:00 në Kërçovë, nëpunës policorë nga Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistikë në Kërçovë e privuan nga liria B.B. (52) nga Kërçova. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, ishin gjetur dhe sekuestruar 23 copë municion të kalibrit 9 mm.
Në Ohër në ora 16:35, nëpunës policorë nga Seksioni kundër Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe të Armëve pranë SPB Ohër e privuan nga liria Sh.F. (37) nga Ohri. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Nga MPB theskojnë se për të gjitha ngjarjet janë njoftuar prokurori publik kompetent dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të ngrihen kallëzime përkatëse. mb/
Foto: MIA