Autobusët nga transporti publik në Shkup për festa do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës
- – Autobusët nga transporti publik në Shkup për festa do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës.
- Post By Fitore Curri
- 15:06, 9 prill, 2026
Shkup, 9 prill 2026 (MIA) – Autobusët nga transporti publik në Shkup për festa do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës.
“Me rastin e festës fetare të Pashkëve, gjatë fundjavës së zgjatur nga data 10 deri më 13 prill autobusët e transportit publik do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës. Të shtunën, biletaritë dhe qendrat për personalizim do të punojnë me orar të rregullt: biletaritë që punojnë me një ndërrim do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 13:00, ndërsa biletaritë dhe qendrat për personalizim që punojnë me dy ndërrime do të punojnë nga ora 08:00 deri në 18:00. Të premten dhe të dielën në detyrë do të jetë biletaria dhe qendra për personalizim në Qendrën Transportuese, me orar pune nga ora 08:00 deri në 14:00. E hëna është ditë jo pune për të gjitha biletaritë dhe qendrat për personalizim”, njoftuan sot nga NQP – Shkup.
Nga NQP – Shkup informuan se Teleferiku nga e premtja deri të dielën do të punojë me orar të rregullt, nga ora 10 deri në 18, ndërsa të hënën, si zakonisht çdo të hënë, nuk do të punojë.
“Ju rikujtojmë se çdo të hënë dhe çdo të martë të fundit të muajit, teleferiku nuk punon”, shtuan nga NQP – Shkup. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s