• e mërkurë, 15 prill 2026

ASH: Deklarata e sotme e drejtorit të Entit të Statistikave është skandaloze dhe e rrezikshme.

ASH: Deklarata e sotme e drejtorit të Entit të Statistikave është skandaloze dhe e rrezikshme.

Shkup, 3 prill 2026 (MIA) - Të paralajmërosh se në regjistrimin e ardhshëm do të përfshihet vetëm popullata rezidente, ndërsa qytetarët jorezidentë të lihen jashtë, nuk është çështje teknike. Është agjendë politike për përjashtim, thuhet në kumtesën e Aleancës për shqiptarët, të cilën MIA e publikon në formë inegrale.

Mërgata nuk mund të fshihet me vendim administrativ. Qytetarët jorezidentë janë pjesë e pandashme e këtij shteti.

Ata kanë familje, prona, investime dhe të drejta që askush nuk mund t’ua mohojë.

Edhe më shqetësuese është përpjekja që kjo të arsyetohet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ky është manipulim i pastër.

Pas sulmeve ndaj gjuhës shqipe, diskriminimit në arsimin e lartë, devijimit të Korridorit 8 dhe deklaratave të papërgjegjshme për ndryshimet kushtetuese, tani po tentohet të goditet edhe përbërja reale e popullsisë.

Kjo nuk është rastësi. Kjo është strategji. Provokojnë, testojnë reagimin dhe pastaj tentojnë ta kthejnë në politikë zyrtare.

Aleanca për Shqiptarët e refuzon kategorikisht çdo tentativë për përjashtimin e popullatës jorezidente nga regjistrimi i ardhshëm. Regjistrimi nuk mund të bëhet instrument i inxhinierisë politike dhe etnike.


Foto:  MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR