• e enjte, 16 prill 2026

"Artemis 2" po përgatitet për rikthimin në Tokë

Hjuston, 9 prill 2026 (MIA) - Misioni "Artemis 2" dhe katër astronautët e NASA-s po përgatiten për rikthimin në Tokë nesër, pas udhëtimit në anën tjetër të Hënës, saktësisht, e përshkuan në rreth, në kapsulën "Orion". Me këtë, njeriu arriti pikën më të largët nga Toka në historinë e njerëzimit.

Piloti i "Artemis 2", Viktor Glover, bashkë me kolegët e tij astronautë të NASA-s, Rid Vajzman dhe Kristina Koh, dhe astronauti kanadez Xheremi Hansen janë astronautët e parë në kuadër të programit "Artemis", i cili kushton disa miliarda dollarë dhe ka për qëllim të kthejë njerëzit në sipërfaqen e Hënës deri në vitin 2028 – para Kinës – dhe të vendosë praninë e SHBA-së në Hënë gjatë dekadës së ardhshme. Afatgjatë, planifikohet ndërtimi i një baze për misionet e mundshme të ardhshme në Mars.

Koh, në konferencën e saj të parë për shtyp në hapësirë, e përshkroi serinë e misioneve të planifikuara si një "garë stafete", e cila do të vazhdohet dhe përmirësohet nga misionet e ardhshme.

Misioni i ardhshëm, "Artemis 3", do të përfshijë një test lidhjeje në orbitë të ulët të Tokës midis kapsulës "Orion" dhe mjeteve ulëse hënore që NASA planifikon të përdorë për të dërguar astronautët në Hënë në misionet e mëvonshme. "Artemis 4", i planifikuar për vitin 2028, do të jetë ulja e parë e ekuipazhit në Hënë që nga "Apollo 17" në vitin 1972.

Kapsula "Orion" pritet të ulet në oqean pranë brigjeve të Kalifornisë Jugore të premten në mbrëmje, dhe gjatë kthimit do të arrijë një shpejtësi deri në 38.360 kilometra në orë gjatë hyrjes në atmosferën e Tokës. Kjo konsiderohet një fazë me rrezik të lartë të misionit, njoftohet. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR