Aragçi: Teherani është i gatshëm për biseda korrekte dhe të paanshme me SHBA
- Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan sot apeloi deri te SHBA-ja dhe Irani të kthehen në tryezën e negociatave për t'i zgjedhur çështjet kontestuese.
- Post By Besnik Shuki
- 15:45, 30 janar, 2026
Ankara, 30 janar 2026 (MIA) - Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan sot apeloi deri te SHBA-ja dhe Irani të kthehen në tryezën e negociatave për t'i zgjedhur çështjet kontestuese.
"Paqja dhe stabiliteti i Iranit janë të rëndësishme për ne", deklaroi Fidan në konferencën e përbashkët për shtyp në Stamboll me kolegun iranian, Abas Aragçi.
Fidan theksoi se Ankaraja është kundër ndërhyrjes së huaj në punët e brendshme të Iranit.
"Shpresojmë se mund të gjendet zgjidhje, të shmanget konflikti, por edhe izolimi i Iranit", deklaroi Fidan.
Aragçi theksoi se Irani është gati të rifillojë bisedimet me SHBA-në nëse negociatat janë të drejta dhe të paanshme dhe nuk përfshijnë kapacitetet mbrojtëse të Iranit.
Fidan dhe Aragçi gjithashtu u përqëndruan edhe në situatën në Siri dhe armëpushimin midis Damaskut dhe forcave kurde.
"Po studiojmë me kujdes marrëveshjen e integrimit, integrimi i vërtetë është në interes të Sirisë dhe të gjitha palët janë tashmë të informuara me kushtet e kësaj marrëveshjeje", theksoi Fidan.
Aragçi theksoi se "Teherani dëshiron unitet dhe paqe në Siri".
Paraprakisht, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, në bisedën e sotme telefonike me homologun e tij iranian, Masud Pezeshkian, theksoi se Ankaraja është gati të ndërmjetësojë midis Iranit dhe SHBA-së. bsh/
Foto: MIA arkiv