• e martë, 24 mars 2026

Ambasada amerikane në Bagdad u sulmua me dronë

Ambasada amerikane në Bagdad u sulmua me dronë

Bagdad, 17 mars 2026 (MIA) - Raketa dhe të paktën pesë dronë sot janë lëshuar drejt Ambasadës amerikane në Bagdad nga zonat përreth qytetit, kumtuan burime të sigurisë irakiane, duke e përshkruar sulmin si më intensivin që nga fillimi i luftës amerikane-izraelite me Iranin. 

Mediat britanike publikuan se një person anonim ka parë të paktën tre dronë duke fluturuar drejt ambasadës dhe se sistemi i mbrojtjes ajrore C-RAM ka rrëzuar dy prej tyre, ndërsa droni i tretë ka goditur kompleksin e ambasadës, nga ku është parë zjarr dhe tym. Një dëshmitar tjetër konfirmoi se në kryeqytetin irakian, Bagdad, është dëgjuar një shpërthim. 

Rojters është përpjekur të marrë konfirmim nga Ambasada amerikane, por telefonat aty kanë qenë të fikur. 

Grupet militante të mbështetura nga Irani po sulmojnë objektiva amerikane në Irak si hakmarrje për sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit që filluan më 28 shkurt. 

Grupi Kataib Hezbollah dje kumtoi për vdekjen e një komandanti të lartë dhe zëdhënësit të saj, ndërsa Forcat e mobilizimit popullor kumtuan se në sulmet ajrore kanë humbur jetën të paktën tetë luftëtarë të tyre në qytetin irakian Al-Kaim, në afërsi të Sirisë.

Forcat e sigurisë irakiane janë vendosur në disa pjesë të kryeqytetit dhe kanë mbyllur zonën e fortifikuar të gjelbër në Bagdad, në të cilën ndodhen ndërtesa qeveritare dhe misione diplomatike, përfshirë edhe Ambasadën e SHBA-së. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR