Aliu: Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në ndjekjen e qasjeve më bashkëkohore në zhvillimin e mjekësisë kardiovaskulare
- Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu mori pjesë sot në një simpozium profesional të organizuar nga “Klinika Zhan Mitrev” i cili shërben si platformë për lidhjen e rekomandimeve ndërkombëtare me praktikën reale klinike.
- Post By Fami Bajrami
- 12:04, 23 janar, 2026
Shkup, 23 janar 2026 (MIA)- Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu mori pjesë sot në një simpozium profesional të organizuar nga “Klinika Zhan Mitrev” i cili shërben si platformë për lidhjen e rekomandimeve ndërkombëtare me praktikën reale klinike.
"Vlerë e veçantë e këtij simpoziumi është formati interaktiv, i cili mundëson shkëmbimin e përvojave, përmirësimin e vendimmarrjes klinike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet specialiteteve të ndryshme, me qëllim ofrimin e kujdesit më cilësor, më të sigurt dhe më të personalizuar për pacientët. U theksua veçanërisht kontributi aktiv i edukimit të vazhdueshëm mjekësor dhe zhvillimi i mjekësisë kardiovaskulare", deklaroi në fjalimin e tij ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Ministri, ndër të tjera, rikujtoi edhe risitë e projektligjit për mbrojtje nga duhani, qëllimi i të cilit është pikërisht mbrojtja dhe përmirësimi i shëndetit të pacientëve, duke pasur parasysh se duhanpirja shkakton sëmundje kardiovaskulare, të cilat janë në rritje si në vendin tonë, ashtu edhe në nivel global.
Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në ndjekjen e qasjeve më bashkëkohore dhe, në vazhdimësi, po përmirëson kushtet në institucionet publike shëndetësore si dhe po realizon furnizimin me pajisje moderne, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të sistemit shëndetësor në vend.
Foto: Ministria e Shëndetësisë