Aleanca për Shqiptarët mbështet kandidaturën e Zuli Demirit, për kryetar të Komunës së Vrapçishtit
- Partia politike Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga Ziadin Sela, mbështet kandidaturën e Zuli Demirit për kryetar të Komunës së Vrapçishtit në zgjedhjet e përsëritura që do të mbahen më 11 janar.
Gostivar, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Partia politike Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga Ziadin Sela, mbështet kandidaturën e Zuli Demirit për kryetar të Komunës së Vrapçishtit në zgjedhjet e përsëritura që do të mbahen më 11 janar.
Lideri Sela në komunikatën e partisë u dërgoi ftesë mbështetësve dhe simpatizantët ta mbështesin këtë kandidat..
"Duke besuar në personalitetin, përgaditjen dhe aftësitë e dëshmuara deri më tani, si një personalitet i formuar, njeri besnik dhe punëtor, menaxhues i suksesshëm në përgjegjësitë që ka bartur deri më tani, jemi të bindur se me të njëjtin përkushtin dhe sukses do të menaxhojë edhe këtë detyrë të re", qëndron në deklaratën e kryetarit të partisë, Ziadin Sela.
Ai ndër të tjera u bëri thirrje anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët, mbështetësve dhe të gjithë qytetarëve që të mobilizohen masivisht dhe ta mbështesin njeriun i cili, siç thuhet në komunikatë, me punë dhe ndershmëri, tashmë ka dëshmuar se është zgjedhja më e mirë për të menaxhuar Komunën e Vrapçishtit.
Foto: MIA