Aksident i ri hekurudhor në Spanjë: Treni përplaset me vinçin, disa persona të lënduar lehtë
- Një tren udhëtarësh është përplasur me një vinç ndërtimi në Spanjën juglindore, për çka nuk është konstatuar numri i të lënduarve, bënë të ditur shërbimet rajonale të emergjencës.
- Post By Fami Bajrami
- 14:46, 22 janar, 2026
Madrid, 22 janar 2026 (MIA) – Një tren udhëtarësh është përplasur me një vinç ndërtimi në Spanjën juglindore, për çka nuk është konstatuar numri i të lënduarve, bënë të ditur shërbimet rajonale të emergjencës.
“Treni nuk u përmbys dhe as nuk doli nga shinat”, tha një zëdhënës i shërbimeve të emergjencës në rajonin juglindor të Mursias.
Aksidenti ndodhi pranë Kartagjenës në Mursia.
Të paktën 43 persona u vranë në një aksident vdekjeprurës me tren në rajonin jugor të Andaluzisë të dielën.
Dy raste të tjera ndodhën në Katalonjë të martën. Në njërin prej tyre, humbi jetën makinisti, ndërsa 37 persona u lënduan.
Operatori hekurudhor spanjoll Adif publikoi në X se trafiku në atë linjë është ndërpre për shkak të “një ndërhyrje të një vinçi që nuk i përket kompanisë hekurudhore”, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth aksidentit.
Sindikata e makinistëve në Spanjë (SEMAF) dje u deklarua për një grevë të përgjithshme në transportin hekurudhor në Spanjë.
"Do të bëjmë thirrje për grevë të përgjithshme në të gjithë sektorin për të garantuar sigurinë dhe besimin në rrjetin hekurudhor", njoftoi SEMAF pa precizuar datën e saktë të grevës.
Foto: X