• e martë, 24 mars 2026

Aco Ristovi propozim për kryetar të ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë

Aco Ristovi propozim për kryetar të ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë

Shkup, 17 mars 2026 (MIA) - Aco Ristovi, i diplomuar në inxhineri elektrike me shumë vite përvojë në menaxhim në sektorët e energjisë, hidroenergjisë, furnizimit me ujë, trajtimit të ujit, minierave dhe sistemeve të infrastrukturës, është propozim për kryetar të ri të Komisionit Rregullator të Energjetikës pas dorëheqjes së presidentit të deritanishëm, Marko Bislimoski.

 Ristovi sot me shtatë vota "për", dy "kundër" dhe asnjë abstenim  u zgjodh nga anëtarët e Komisionit Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime. Propozimi që Ristovi të jetë kryetar  i ri i KRrE-së duhet të votohet në një seancë plenare.

Ristovi, i cili është me origjinë nga Radovishi, në periudhën nga nëntori i vitit 2021 deri në tetor të vitit 2025 ka kryer edhe funksionin kryetar i Komunës së Radovishit. 

 Përveç Ristovit, në shpalljen për kryetar të KRrE-së ishte paraqitur edhe Shamil Rexhepi nga Tetova, magjistër i shkencave ekonomike,  i punësuar në KRrE që nga viti 2004. Ai nuk hyri në rrethin e ngushtë për shkak të mospërmbushjes së kritereve në shpallje.

 "Kandidati nuk i plotëson kërkesat e shpalljes. Ekonomist i diplomuar nul është theksuar në shpallje,  shtetësia është nga viti 1995, e cila mund të thuhet se është e pavlefshme", tha kryetari i Komisionit, Gjorgjija Sajkovski.

 Reagoi deputetja Arbana Pasholli nga BDI e cila klrkoi përgjigje nga krytesri i Komisionit pse në shpalljen publike është kufizuar kriteri për arsimin në raport me nenin 47 të Ligjit të Energjisë. "KRrE është një institucion i rëndësishëm për sektorin e energjisë dhe për mbrojtjen e interesit publik. Sipas nenit 47 të Ligjit të Energjisë, kandidati për kryetar të KRrE mund të ketë arsim në disa fusha të ndryshme, por në njoftim kriteret kufizohen vetëm në pjesën e inxhinierisë elektrike, dhe kjo krijon një mospërputhje midis shpalljes  dhe ligjit", tha Pasholli.

 Sajkovski shpjegoi se në përputhje me Nenin 47 të Ligjit të Energjisë, KRrE përbëhet nga shtatë anëtarë, njëri prej të cilëve është kryetar, ndërsa kryetari i deritanishlm Bislimoski, ka qenë magjistër i inxhinierisë elektrike.

 Bislimoski dha dorëheqje nga funksioni më 12 shkurt të këtij viti.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR