Aco Ristov mori detyrën e kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, shërbimeve të Ujit dhe shërbimeve të menaxhimit me mbeturinat komunale
- Kryetari i sapoemëruar i Komisionit Rregullator për Shërbimet e Energjisë, Ujit dhe Menaxhimit të Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE), Aco Ristov, mori funksionin nga Lirim Sulejmani, zëvendës-kryetari i KRRE-së.
- Post By Ramize Qamili
- 12:32, 14 prill, 2026
Shkup, 14 prill 2026 (MIA) - Kryetari i sapoemëruar i Komisionit Rregullator për Shërbimet e Energjisë, Ujit dhe Menaxhimit të Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE), Aco Ristov, mori funksionin nga Lirim Sulejmani, zëvendës-kryetari i KRRE-së.
Komisioni kumtoi se në takimin e pranim-dorëzimit të funksionit, anëtarët e tij e informuan kryetarin e ri Ristov për aktivitetet aktuale në sektorët për të cilët është përgjegjës KRRE, ndërsa të cilat lidhen me reformat energjetike, si dhe për situatën me shërbimet e ujit dhe statusin e proceseve që lidhen me sektorin e ri - mbeturinat komunale.

"Në fokus të takimit ishte mënyra se si vepron KRRE-ja gjatë krizës së çmimeve të naftës dhe masat e marra për të zbutur tronditjen e çmimeve të derivateve të naftës. Gjithashtu u prezantuan afatet kohore dhe procesi i harmonizimit të akteve nënligjore dhe metodologjive me legjislacionin evropian, i cili është një detyrim sipas Ligjit të ri të Energjisë. Gjithashtu u ndanë aktivitetet dhe angazhimet e ndërmarra ndaj institucioneve ndërkombëtare, siç janë Komuniteti i energjisë, Asoacioni i Rregullatorëve të Ujit të Bashkimit Evropian - WAREG dhe Shoqata Rajonale e Rregullatorëve të Energjisë - ERRA", kumtoi KRRE. rq/
Foto: KRRE