• e enjte, 16 prill 2026

ACI: Aeroportet evropiane para mungesës sistematike të karburanteve

ACI: Aeroportet evropiane para mungesës sistematike të karburanteve

Bruksel, 10 prill 2026 (MIA) – Aeroportet evropiane ka mundësi të përballen me mungesë “sistematike” të aero – karburantit nëse lundrimi përgjatë Ngushticës së Hormuzit nuk normalizohet në tri javët e ardhshme, paralajmëroi organizata “ACI Evropa” (ACI Europe), transmeton “Fajneshëll tajms”.

Në letrën dërguar komisarit evropian për Transport, Apostollos Cicikostas, organizata thekson se rezervat e karburantit po ulen, përderisa aktivitetet ushtarake edhe më shumë e rëndojnë furnizimin. Nëse nuk vendoset kalim stabil përgjatë Ngushticës së Hormuzit, mungesa mund të bëhet realitet përgjatë gjithë Bashkimit Evropian. 

Shqetësimi është rritur para fillimit të sezonit të verës, kur komunikacioni ajror është kyç për turizmin dhe ekonomitë e vendeve të shumta evropiane. ACI Evropë bëri thirrje për vendosje të mekanizmit të përbashkët për ndjekje të furnizimit në nivel të BE-së, duke paralajmëruar për pasoja serioze ekonomike. 

Për shkak të rritjes së çmimeve, disa kompani tashmë e ulin numrin e fluturimeve. “Delta erllajns” paralajmëroi ulje të kapacitetit për 3,5 për qind, përderisa “Er Nju Zeland” dhe “LOT” polak gjithashtu i reduktojnë linjat dhe mendojnë për rritje të çmimeve të biletave. fc/

Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR