• e enjte, 16 prill 2026

Është shpëtuar njëri nga pilotët e aeroplanit të rrëzuar amerikan F-35 mbi Iran

Është shpëtuar njëri nga pilotët e aeroplanit të rrëzuar amerikan F-35 mbi Iran

Uashington, 3 prill 2026 (MIA) - Njëri prej pilotëve të aeroplanit-gjuajtës të rrëzuar amerikan F-35 mbi Iran është shpëtuar nga forcat ajrore të SHBA-së, lajmëroi "Si-Bi-Es njus", duke iu referuar dy përfaqësuesve zyrtarë amerikanë.

Në rrjedhë është kërkimi dhe shpëtimi për pilotin e dytë.

Mediumet iraniane publikuan video në të cilat shihet aeroplani amerikan C-130 dhe dy helikopterë "Blek hok" se si fluturojnë poshtë mbi Iranin jugperëndimor në gjurmim të pilotëve të katapultuar.

Agjencia iraniane e lajmeve Mehr kumtoi se njëri prej helikopterëve amerikanë është rrëzuar.

Paraprakisht, Korpusi i Gardës revolucionare iraniane (IRGC) kumtoi se ka rrëzuar dy aeroplanë-gjuajtës amerikanë, njëri prej të cilëve F-35.

Në kumtesë ceket se aeroplani F-35 është rrëzuar mbi pjesën qendrore të Iranit dhe është shkatërruar tërësisht. Aeroplani tjetër gjuajtës amerikan është goditur në jug të ishullit Keshm dhe më pas u rrëzua "në thellësitë e Gjirit persik".

IRGC pohon se forcat e armatosura të Iranit deri më tani kanë rrëzuar dy aeroplanë F-35, një F-18, dy F-16 dhe katër F-15 prej fillimit të sulmit amerikano-izraelit që filloi më 28 shkurt. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR