Është ndërprerë mësimi në shkollat në Izrael, zbatohet mësimi onlajn
- Ministria izraelite e Arsimit kumtoi se ndërpritet mësimi në shkollat në vend sot dhe nesër pas sulmeve të mbrëmshme iraniane ndaj qyteteve Dimona dhe Arad.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:19, 22 mars, 2026
Tel-Aviv, 22 mars 2026 (MIA) - Ministria izraelite e Arsimit kumtoi se ndërpritet mësimi në shkollat në vend sot dhe nesër pas sulmeve të mbrëmshme iraniane ndaj qyteteve Dimona dhe Arad.
Ministri i Arsimit, Joav Kish deklaroi se mësimi në të gjitha institucionet arsimore, përfshirë edhe arsimin special, anulohet në konsultim me Komandën për mbrojtje civile.
"Mësimi do të organizohet vetëm nga distanca në tërë vendin, përfshirë edhe në rajonet ku paraprakisht pati masa të zbutura", shtoi ministri izraelit.
Siç deklaroi ai, vlerësimet e reja të situatës priten deri të martën, kur do të sillen vendime të tjera.
Irani mbrëmë sulmoi dy lagje në afërsi të qendrës kryesore kërkimore bërthamore të Izraelit, Arad dhe Dimona, me ç'rast u lënduan mbi 100 persona, 11 prej të cilëve më rëndë, disa orës pasi që u godit edhe objekti kryesor iranian për pasurim të uraniumit në Natanz. ab/
Foto: МIА arkivi