• e enjte, 16 prill 2026

Çdo nënshkrim elektronik i lëshuar në Maqedoni do të njihet si plotësisht i vlefshëm në Mal të Zi, dhe anasjelltas, paralajmëroi Andonovski

Çdo nënshkrim elektronik i lëshuar në Maqedoni do të njihet si plotësisht i vlefshëm në Mal të Zi, dhe anasjelltas, paralajmëroi Andonovski

Shkup, 3 prill 2026 (MIA) - Çdo nënshkrim elektronik i lëshuar në Maqedoni do të njihet si plotësisht i vlefshëm në Mal të Zi, dhe anasjelltas, çdo nënshkrim elektronik i lëshuar nga cili do emetues në Mal të Zi do të jetë po aq i vlefshëm në Maqedoni, paralajmëroi sot ministri për Transformim Dixhital, Stefan Andonovski. 

Andonovski, në promovimin e sotëm të shërbimeve të reja elektronike për studentët nga Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS) të disponueshme në portalin uslugi.gov.mk, paralajmëroi se në qershor do të nënshkruhet një marrëveshje për pranimin e ndërsjellë të nënshkrimeve elektronike midis Malit të Zi dhe Maqedonisë. 

"Kishim dy ditë bisedime cilësore me përfaqësues nga Mali i Zi dhe po e përgatis këtë për samitin e sigurisë kibernetike në Paris, më 1 dhe 2 qershor, ku do të nënshkruajmë një marrëveshje për pranimin e ndërsjellë të nënshkrimeve elektronike midis Malit të Zi dhe Maqedonisë. Kjo do ta lehtësojë shumë për transferimin e punës dhe për aktivitetet afariste të kompanive të Maqedonisë dhe Malit të Zi", deklaroi Andonovski. 

Marrëveshja, sipas Andonovskit, besojmë se do të lehtësojë shumë komunikimin midis dy vendeve dhe do të ndihmojë në përmisimin e marrdhënieve ekonomike.  rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR