BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Incizime të reja tregojnë si dy raketa e kanë goditur aeroplanin ukrainas në Teheran (video)

Janë publikuar insertet e reja nga momenti kur dy raketa e kanë goditur aeroplanin ukrainas të udhëtarëve mbi kryeqytetin iranian, ku e humbën jetën 176 persona në aeroplan. Nju-Jork Tajms publikoi video nga kamerat e sigurisë për të cilën thotë se e kanë konfirmuar kredibilitetin e tij. Në të shihet si në interval prej 30 sekondave gjuhen dy raketa.

Nju-Jork, 15 janar 2020 (MIA) – Janë publikuar insertet e reja nga momenti kur dy raketa e kanë goditur aeroplanin ukrainas të udhëtarëve mbi kryeqytetin iranian, ku e humbën jetën 176 persona në aeroplan.

Nju-Jork Tajms publikoi video nga kamerat e sigurisë për të cilën thotë se e kanë konfirmuar kredibilitetin e tij. Në të shihet si në interval prej 30 sekondave gjuhen dy raketa.

Aeroplani mund të shihet si fluturon disa minuta më pas, i djegur, duke tentuar të kthehet në aeroportin në Teheran, thekson mediumi. Disa minuta më vonë shpërthen dhe rrëzohet.

Teherani me ditë të tëra i ka përgënjeshtruar raportet se është rrëzuar Boingu 737-800.

Incizimi paraprak i publikuar të premten, gjithashtu, tregon si aeroplani është goditur nga raketa.

Incizimi, i publikuar nga Nju-Jork Tajms dhe Si-En-En, përputhet me deklaratat e përfaqësuesve zyrtarë kanadezë, amerikanë dhe britanikë të cilët thanë se informacionet e zbulimit sugjerojnë se raketat iraniane e kanë rrëzuar aeroplanin. fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close