BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Incidente të reja para Kuvendit të Serbisë në Beograd (video)

- Protestuesit në Beograd filluan të gjuajnë gurë dhe shishe kah hyrja e Parlamentit ku janë të shpërndara forca të policisë.

Beograd, 10 korrik 2020 (MIA) – Protestuesit në Beograd filluan të gjuajnë gurë dhe shishe kah hyrja e Parlamentit ku janë të shpërndara forca të policisë.

Policia në mbrojtje përdori gaz lotsjellës si edhe gjatë tri ditëve të kaluara sa po zgjasin protestat.

Xhandarmëria po tenton që t’i shtypë protestuesit të cilët e sulmuan policinë dhe ta marrë platonë para Parlamentit. Si përgjigje, protestuesit po gjuajnë drejtë tyre.

Në disa momente ishte qetë në protesta ku protestuesit filluan të tërhiqeshin, por një grup filloi të gjuajë drejtë forcave të policisë. Sipas mediave të Beogradit, janë regjistruar edhe shok bomba të policisë.

Mijëra persona u grumbulluan në Beograd edhe sonte, ditën e katërt me radhë para Parlamentit serb në protesta edhe krahas vendimit të Shtabit të krizës që të ndalojë grumbullimin e më shumë se 10 personave, informuan media e Beogradit.

Protesta ka në Beograd, Novi Sad, Valjevë, Nish, Çaçak, Zrenjanin, Leskovac, Pirot dhe Vranje, për shkak të pakënaqësisë nga gjendja politike dhe epidemiologjike në shtet. Disa mijëra persona u brumbulluan para Kuvendit Kombëtar në Beograd. Një grup i protestuesve e thyen rrethojnë para Parlamentit, por policia arriti që t’i largojë dhe ta rrethojë Kuvendin. fc/

Back to top button
Close
Close