BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Incidente të reja në Beograd: Protestuesit përsëri hodhën gurë, policia ua ktheu me gaz lotsjellës (video)

Protestuesit para Kuvendit të Serbisë sonte sërish i sulmuan forcat policore. Mbi policinë u qëllua me gurë, ndërsa ata kanë kthyer me gaz lotsjellës.

Beograd, 8 korrik 2020 (MIA) -Protestuesit para Kuvendit të Serbisë sonte sërish i sulmuan forcat policore. Mbi policinë u qëllua me gurë, ndërsa ata kanë kthyer me gaz lotsjellës.

Gardh i hekurit dhe forca të policisë janë vendosur para Kuvendit, të cilat janë goditur me gurë që më pas janë riorientuar më larg. Shumica e protestuesve të mbledhur u tërhoqën para parkut para Kuvendit, ndërsa një numër i vogël janë akoma para rrethojës dhe provokojnë dhe fyejnë policinë.

Në turmën janë edhe numër i madh i liderëve të opozitës të mbledhur rreth Aleancës për Serbinë, që u mblodhën para Kuvendit këtë pasdite para Fakultetit Filozofik në Beograd, duke kërkuar qeveri kalimtare dhe Shtab të krizave që do të përfshinte epidemiologë. bs/fab

Posted by Al Jazeera Balkans on Среда, 08 јули 2020

Back to top button
Close
Close