BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Incidente në ishullin grek Lezbos në kohën e protestës së azilkërkuesve

Rreth 2.000 kërkues të azilit, me sloganin "Liri" dolën në protestë në ishullin grek Lezbos dhe u ballafaquan me policinë, e cila përdori gaz-lotsjellës dhe shok-bomba, njoftuan mediat greke

Athinë, 3 shkurt 2020 (MIA) – Rreth 2.000 kërkues të azilit, me sloganin “Liri” dolën në protestë në ishullin grek Lezbos dhe u ballafaquan me policinë, e cila përdori gaz-lotsjellës dhe shok-bomba, njoftuan mediat greke.

Deri tek incidentet erdhi kur policia nuk u lejoi refugjatëve dhe emigrantëve të vendosur në kampin Moria të arrijnë në qendrën e qytetit, me çka, sipas Agjencisë së lajmeve greke ANA-MPA, një pjesë e emigrantëve kanë filluar të djegin fushat që janë në rrethinë, pjesa tjetër janë drejtuar kah mali që gjendet në afërsi, ku gjithashtu i kanë vënë zjarrin edhe atë në afërsi të termocentralit, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Policia për të ndaluar ata, ka përdorur gaz-lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa shërbimi i zjarrfikëseve i ka shuar zjarret.

Grupi i emigrantëve ka pasur sukses të arrijë në qendrën e Mitilinit për të bllokuar rrugën qendrore dhe për të vendosur tenda, ndërsa siç njoftoi portali informativ nga ishulli “Njëqind rreshta” në mes të emigrantëve të mbledhur ka edhe fëmijë.

Pjesë nga mediat në Greqi, publikuan se gjendje e tensionuar ka qenë edhe në kampin e refugjatëve Kara Tele, poashtu në Lezbos. sr/bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close