BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.SlajderVideo

Incidente në Athinë gjatë protestës kundër ligjit të ri për tubime

Incidente kanë ndodhur sonte gjatë protestës para Kuvendit grek në Athinë, ku deputetët do të duhet të miratojnë ligj të ri për grevat dhe demonstratat.

Athinë, 9 korrik 2020 (MIA) – Incidente kanë ndodhur sonte gjatë protestës para Kuvendit grek në Athinë, ku deputetët do të duhet të miratojnë ligj të ri për grevat dhe demonstratat.

Një grup të rinj të maskuar sulmuan policinë me bombola gazi dhe sende të ndryshme të forta. Policia u përgjigj me shok bomba dhe gaz lotsjellës.

Dëme materiale janë shkaktuar në disa prej hyrjeve të hoteleve pranë Kuvendit dhe janë shkruar parulla në muret e hoteleve.

Incidentet vazhduan edhe nëpër rrugët në afërsi, por përkundër sasisë së madhe të gazit lotsjellës, disa protestues ende mbetën para Kuvendit.

Këtë pasdite u mbajtën disa tubime në vende të ndryshme në qendër të Athinës, nga Sindikata e Partisë Komuniste, organizata dhe parti të majta dhe jashtë parlamentare, lëvizje studentore të krahut të majtë, anëtarë të SYRIZA-s, përfshirë ish ministra dhe deputetë aktualë. Destinacioni i fundit i të gjitha tubimeve ishte Kuvendi i Greqisë ku shpërthyen incidentet. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close