BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Incident në centralin bërthamor Natanc të Iranit

Në centralin bërthamor Natanc të Iranit, ka ndodhur "incident" duke dëmtuar ndërtesën në ndërtim e sipër, por kjo nuk ka ndikuar në funksionimin e rregullt të centralit bërthamor, ndërsa nuk ka pasur rrezatim të shtuar.

Teheran, 2 korrik 2020 (MIA) – Në centralin bërthamor Natanc të Iranit, ka ndodhur “incident” duke dëmtuar ndërtesën në ndërtim e sipër, por kjo nuk ka ndikuar në funksionimin e rregullt të centralit bërthamor, ndërsa nuk ka pasur rrezatim të shtuar.

“Ndërtesa e dëmtuar është përshkruar si “mbetje industriale”, e vendosur mbi tokë dhe nuk është pjesë e uzinës bërthamore”, tha Beruz Kamalvandi, zëdhënës i Organizatës për Energji Bërthamore.

Ai shtoi se nuk ka arsye për shqetësim.

Natanc është një nga vendet kryesore të pasurimit të uraniumit në Iran. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close