EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

“Il Manifesto”: Një numër i madh i mediave nuk do ta mbijetojnë pandeminë

Me shumë mundësi, pandemia me Kovid-19, nuk do ta mbijetojnë një numër i madh i shtëpive mediatike, publikoi e përditshmja gazeta italiane "Il Manifesto" në artikullin në lidhje me zvogëlimin drastik të numrit të punonjësve, që paralajmërojnë pronarët e "Il Sole 24 Ore", "Radio Kapital" dhe të gazetës së përditshme "Gazeta del Mazoxhorno".

Romë, 1 qershor 2020 (MIA) – Me shumë mundësi, pandemia me Kovid-19, nuk do ta mbijetojnë një numër i madh i shtëpive mediatike, publikoi e përditshmja gazeta italiane “Il Manifesto” në artikullin në lidhje me zvogëlimin drastik të numrit të punonjësve, që paralajmërojnë pronarët e “Il Sole 24 Ore”, “Radio Kapital” dhe të gazetës së përditshme “Gazeta del Mazoxhorno”.

Gazetarët në “Il Sole 24 Ore”, gazeta më me ndikim dhe më e shitur për çështjet ekonomike dhe financiare, botuesi i së cilës është shoqatë e industrialistëve, po shqyrtojnë mundësinë e grevës dhjetë ditore pasi u njoftua me zvogëlimin e personelit prej 25 për qind. Gjithashtu, shqyrtohet mundësia e votimit të mosbesimit në detyrë, Fabio Tamburini, si dhe format e tjera të protestës.

“Radio Kapital” dhe e përditshmja gazeta “La Republika”, e cila së fundmi kaloi në pronësi të familjes Anjeli, pronari i shumicës në industrinë e automjeteve “Fiat”, janë goditur gjithashtu nga masat kufizuese. Pronarët njoftuan uljen e numrit të të punësuarve përgjysmë me qëllim për të kursyer para.

“Në situatën më të rëndë është gazeta e krahinave jugore të Bazilikës dhe Pula, “La Gazeta del Mazoxhorno” e cila kërcënohet me mbyllje pas 133 viteve të ekzistencës. Botuesi i gazetës “Edisud” njoftoi falimentim”, shkruan “Il Manifesto”.

Gazeta vëren se dy javë më parë gazetarët në agjencinë italiane të lajmeve ANSA, pasi u njoftua zvogëlim i numrit të punëtorëve për 24 për qind, hyrën në grevë. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close