0_Sport,PortalFutboll

Ikardi i kumtoi PSZH-së se dëshiron të kthehet në Itali

Sulmuesi i Paris Sen-Zhermenit, Mauro Ikardi, i cili u huazua nga Interi, dëshiron të kthehet në Itali, sipas gazetarit të "Gazeta delo Sport", Nikolo Skira.

Paris, 3 prill 2020 (MIA) – Sulmuesi i Paris Sen-Zhermenit, Mauro Ikardi, i cili u huazua nga Interi, dëshiron të kthehet në Itali, sipas gazetarit të “Gazeta delo Sport”, Nikolo Skira.

Mauro Ikardi (27) është vendosur të rikthehet në Serie A në fund të sezonit. Sipas shtypit italian, Juventus tregoi interes të madh për Ikardin, të cilët e kërkonin atë verën e kaluar, por më pas ai shkoi në Paris.

Sulmuesi dhe gruaja e tij u takuan me drejtorin sportiv të klubit parisien, Leonardo, për të njoftuar vendimin. Këtë sezon Ikardi ka regjistruar 31 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 20 gola. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close