
Paris, 18 mars 2020 (MIA) – Futbollisti i Pari Sen-Zherman, Mauro Ikardi, ka për qëllim të kthehet në Itali pas përfundimit të sezonit. Sulmuesi njëzet e shtatëvjeçar në Paris është i huazuar nga Interi.
Klubi francez mund ta vlejë marrëveshjen e tij për 70 milionë euro.
Megjithatë, argjentinasi, së bashku me bashkëshorten Vanda Nara, kanë vendosur të mos qëndrojnë në PSZH dhe të kthehen në Serinë A.
Marrëveshja e Ikardit me Interin vlen deri në qershor të vitit 2022. Ai është i gatshëm të qëndrojë në Inter nëse klubi nuk pajtohet për transferin e tij në Juventus apo Napoli, klube të cilat ishin të interesuara për sulmuesin argjentinas.