BotëBotë.PortalSvet.Slajder

IEP: Rritje e shpejt e numrit të personave të vrarë në Evropën Perëndimore për shkak të radikalizmit të djathtë

Numri i personave të vrarë për shkak të radikalizmit të djathtë në Amerikën e Veriut, Evropën Perëndimore dhe Oqeaninë është rritur me 250 për qind krahasuar me vitin 2014, por numri i personave të vrarë në sulmet terroriste në botë në vitin 2019, shënon rënie për të pestin vit me radhë.

Berlin, 25 nëntor 2020 (MIA) – Numri i personave të vrarë për shkak të radikalizmit të djathtë në Amerikën e Veriut, Evropën Perëndimore dhe Oqeaninë është rritur me 250 për qind krahasuar me vitin 2014, por numri i personave të vrarë në sulmet terroriste në botë në vitin 2019, shënon rënie për të pestin vit me radhë.

Numri i personave të vrarë në sulmet terroriste vitin e kaluar ishte 13.826, që është 15 për qind më pak se në vitin 2018, dhe për të pestin vit me radhë ky numër është në rënie që nga viti 2014, kumtoi Instituti për Ekonomi dhe Paqe (IEP) në Indeksin e tij Global të Terrorizmit.

IEP-ja paralajmëron se numri i personave të vrarë nga radikalizmi i djathtë në Amerikën e Veriut, Evropën Perëndimore dhe Oqeaninë është rritur me 250 për qind krahasuar me vitin 2014. Vitin e kaluar kishte 89 raste vdekjeje në raste të tilla.

“Ky nivel është tani më i larti në 50 vjet”, kumtoi IEP-ja, Instituti thekson se konfliktet mbeten shkaku kryesor i terrorizmit sepse më shumë se 96 për qind e sulmeve në vitin 2019 u kryen në vendet ku po ndodhin luftëra ose konflikte të dhunshme.

Numri më i madh i të vrarëve ka qenë në Afganistan dhe Nigeri, por ata mbeten dy vendet e vetme me më shumë se 1.000 persona të vrarë.

Pavarësisht nga rënia e numrit të viktimave të terrorizmit në nivel global, ai mbetet kërcënim i rëndësishëm dhe serioz në shumë vende dhe situata po përkeqësohet në Burkina Faso, Shri Lankë, Mozambik, Mali dhe Nigeri. Për të dytin vit radhazi, rajoni më i prekur është Azia Jugore.

“Derisa hyjmë në dekadën e re, ne shohim kërcënime të reja terroriste. Shembujt më të mëdhenj janë ngritja e ekstremit të djathtë në Perëndim dhe përkeqësimi i situatës në Sahel”, deklaroi Stiv Killelea, drejtor ekzekutiv i IEP-së.

Talibanët ishin grupi më vdekjeprurës terrorist vitin e kaluar dhe grupi terrorist Shteti Islamik vazhdon të bjerë, megjithëse degët e tij janë akoma aktive, veçanërisht në Afrikën nën-Sahariane.

IEP-ja arrin në konkluzion se Kovid-19 dhe rënia ekonomike si pasojë ka të ngjarë të rrisin paqëndrueshmërinë politike dhe dhunën në të gjithë botën. bs/

Back to top button
Close
Close