0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalEkonomi

IDSCSH: Strategji për punë nuk kanë 40 për qind e ndërmarrjeve publike

- Dyzetë për qind e ndërmarrjeve publike nuk kanë strategji për punë, e as qëllime të qarta të cilat duhet t'i arrijë ndërmarrja gjatë këtij viti, tregon hulumtimi i bërë nga ana Instituti për Demokraci "Societas Civilis" - Shkup (IDSCSH).

Shkup, 10 prill 2020 (MIA) – Dyzetë për qind e ndërmarrjeve publike nuk kanë strategji për punë, e as qëllime të qarta të cilat duhet t’i arrijë ndërmarrja gjatë këtij viti, tregon hulumtimi i bërë nga ana Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCSH).

Rezultatet tregojnë se ato ndërmarrje të cilat kanë përgatitur strategji, në pjesën më të madhe kanë dorëzuar dokument i cili është program për punë për një vit dhe nuk paraqet strategji.

Vetëm nëntë prej ndërmarrjeve publike të përfshira në hulumtimin kanë strategji për disa vite. Më së shpeshti, strategji përgatisin ato ndërmarrje publike të cilat kanë bazë ligjore nga trupi rregullator edhe atë vetëm në ato pjesë të ndërmarrjes e cila është rregulluar nga ndonjë rregullator.

“Më shumë se gjysma e ndërmarrjeve të përfshira në hulumtimin (56 për qind), zbatimin e strategjisë e bëjnë pa sjellë plan aksional sistematik, me çka dukshëm ulet mundësia për arritjen e qëllimeve të definuara në strategji”, theksojnë nga IDSCSH.

Sipas IDSCSH-së, menaxhimi strategjik është në mesin e më të dobëtëve në menaxhimin e ndërmarrjeve publike.

E gjithë analiza mund të gjendet në ueb faqen e IDSCSH-së https://idscs.org.mk/mk/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close