0_Maqedoni.Portal0_Web_Aktuale0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikëSektori civil

IDNJ: Është përmirësuar transparenca e Këshillit gjyqësor

Këshilli gjyqësor i Republikës të Maqedonisë së Veriut, në periudhën e punës shtator-dhjetor të vitit 2019, e ka rritur aktivitetin  e tij  me shpallje të regullt të reagimeve dhe kumtesave deri te opinioni në lidhje me ngjarjet aktuale të cilat ndikojnë  në pavarësinë e gjyqësisë.  Ky konstatim është pjesë e raportit të kuartalit të fundit prej Institutit për të drejtat e njeriut (IDNJ), ku mes tjerash thuhet se për informatat më të rëndësishme, të cilat është dashur të arrijnë te opinioni më i gjërë Këshilli gjyqësor duhet të dërgojë reagime, kumtesa edhe direkt te gazetarët.

Shkup, 16 janar 2020 (MIA) – Këshilli gjyqësor i Republikës të Maqedonisë së Veriut, në periudhën e punës shtator-dhjetor të vitit 2019, e ka rritur aktivitetin  e tij  me shpallje të regullt të reagimeve dhe kumtesave deri te opinioni në lidhje me ngjarjet aktuale të cilat ndikojnë  në pavarësinë e gjyqësisë.  Ky konstatim është pjesë e raportit të kuartalit të fundit prej Institutit për të drejtat e njeriut (IDNJ), ku mes tjerash thuhet se për informatat më të rëndësishme, të cilat është dashur të arrijnë te opinioni më i gjërë Këshilli gjyqësor duhet të dërgojë reagime, kumtesa edhe direkt te gazetarët.

“Kumtesat për mbajtje të seancës së regullt  dhe në kohë  janë publikuar  në ueb faqen e Këshilit. Kumtesat të cilat janë publikuar pas çdo seance për vendimet e sjellura të seancave janë në kohë dhe  përmbajnë informata më detajore nga ato paraprake. Para çdo seance të rëndësishme kryetari i Këshillit është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve. Në  këtë drejtim ka përmirësime nga aspekti i dhënies së përgjigjeve më detajore nga kryetari dhe  mosrefuzimi i përgjigjes edhe për çështje më delikate. Këshilli gjyqësor i ka publikuar shpalljet dhe vendimet për zgjidhje. Vendimet për shkarkim të  gjykatësit dhe kryetarit të gjykatës nuk janë publikuar,  me arsyetimin  se afatet për ankesë  nuk kanë kaluar. Megjithatë,  për të kënaqur interesin e opinionit,  veçanërisht në periudhën e mosbesimit të rritur në gjyqësi, nga vlera e veçantë është këto vendime të publikohen anonim”, thuhet në raportin e fundit të IDNJ-së.

Një pjesë e këtij raporti është edhe puna e gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila shqyrtohet nga ana e Këshillit, ku theksohet se për tremujorin e dytë (prill, maj dhe qershor) dhe për muajin gusht, shtator dhe tetor për vitin 2019 konstatohet  joazhurnim i rritur i gjykatave.

“Për tremujorin e tretë (periudha gusht-tetor 2019) ishte konstatuar se  numri më i madh i gjykatave janë pa efekt. Gjykata të vetme të azhurnuara janë: GjA Gostivar, GJTH Shtip dhe GJTH Shën. Nikollë. Gjatë diskutimit  për këtë pikë ishte theksuar nevoja të zgjidhet  problemi me mosazhurnimin  e gjykatave,  me ç’rast,  si problem kryesor u theksua  numri i pamjaftueshëm i gjykatësve dhe administratës gjyqësore. Megjithatë,  ishte përmendur se në këtë periudhë  nuk ka tendencë  të rritjes së lëndëve. Nga ana tjetër, ishte përmendur  se në këtë kuartal rrjedh periudha e fellës gjyqësore dhe pushimet gjyqësore, për shkak të së cilës çdo vit paraqitet mosazhurnimi i numrit më të madh të gjykatave”, thuhet në raport.

Përmirësime në punën e Këshillit, ka edhe në pjesën e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Gjyqësor. Sipas raportit të IDNJ-së, i cili është përpunuar në suaza të projektit “Aksion për transparencë më të madhe, llogaridhënie dhe efektivitet të Këshillit gjyqësor”, thuhet se për herë të parë Këshillit gjyqësor  publikoi edhe kumtesë të veçantë  me emrat e kandidatëve. Por, nga IDNJ shtojnë se nga vlera e veçantë  do të jetë të publikohen  biografitë e kandidatëve, për njoftim më të mirë  të gjykatësve me kandidatët  për të cilët duhet të votojnë.

Në periudhën e raportit, Këshilli gjyqësor, publikoi shpallje  për zgjedhje të 19 gjykatësve në gjykatat themelore në shtet. Për momentin ka vetëm 18 kandidatë me Akademi të përfunduar. Me publikimin e shpalljes për një numër  më të madh të gjykatësve, nga kandidatët e Akademisë  krijohet mundësi në ndonjërën nga gjykatat të zgjidhet edhe gjykatës i cili vjen nga ndonjë tjetër gjykatë në shtet.

Periudha e punës (shtator-dhjetor 2019) e Këshillit gjyqësor, do të mbahet mend edhe pas  seancës së pasuksesshme për zgjedhje të gjashtë gjykatësve për Gjykatën e Apelit Shkup,  pas shpalljes  së publikuar më 07.02.2019.

“Zgjedhja e gjykatësve për Gjykatën e Apelit Shkup  ishte vendosur në rend dite, ishte konstatuar se ka mbi 60 kandidatë të paraqitur, por anëtarët  nuk kaluan në votim. Këshilli gjyqësor  nuk dha arsye të arsyetuar pse nuk kaloi në votim dhe zgjedhje të kandidatëve”, thuhet në raportin e IDNJ-së.

Përveç seancave ku është diskutuar për zgjedhje të gjykatësve, Këshilli gjyqësor, në periudhën e cituar ka diskutuar edhe për shkarkim të gjykatësve. Dhe ashtu një kryetar i gjykatës është shkarkuar nga funksioni i kryetarit të gjykatës dhe gjykatësit, një (1) gjykatës është shkarkuar  nga kryerja e  funksionit të gjykatësit dhe për dy gjykatës  është ndërprerë procedura. Janë sjellur vendime për  largim të përkohshëm  nga kryerja e funksionit gjyqësor dhe kryetarit të gjykatës. sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close