0_MIA Investigon.PortalE përzgjedhurMIA Investigon

“Ideologjia që e vrau tani e përvetëson”: I kujt është Gandi dhe i kujt është vizioni i tij

Protestuesit që e vinin në pikëpyetje vizionin hinducentrist të kryeministrit Narendra Modi për Indinë me vetëdije e evokojnë trashëgiminë e ikonës kombëtare: Mohandas K. Gandi i cili dëshironte një vend në të cilin jetojnë së bashku hindusët dhe myslimanët, ndërsa Qeveria shekullare e mirëmban paqen.

12 mars 2020

Nju-Jork Tajms, Nju-Jork

Protestuesit që e vinin në pikëpyetje vizionin hinducentrist të kryeministrit Narendra Modi për Indinë me vetëdije e evokojnë trashëgiminë e ikonës kombëtare: Mohandas K. Gandi i cili dëshironte një vend në të cilin jetojnë së bashku hindusët dhe myslimanët, ndërsa Qeveria shekullare e mirëmban paqen.

Prandaj, me neveri shikojnë se si Modi dhe aleatët e tij e përdorin emrin e Gandit për promovimin e agjendës personale, duke përfshirë edhe çështjen që shkaktoi demonstrata – ligji civil sipas të cilit kritikët besojnë se në mënyrë të paturpshme i diskriminon myslimanët.

Pak para 72 vjetorit të atentatit të Gandit muajin e kaluar, Modi dhe partia e tij e përdorën emrin e Gandit në fushatën kundër protestave.

“Ne e zbatuam atë që gjithmonë e dëshironin luftëtarët e mëdhenj për liri: e përmbushëm qëllimin e Gandixhit”, tha Modi në mbrojtje të ligjit, duke shtuar me emrin e Gandit sufiksin që tregon respekt.

Protestuesit, megjithatë, deklarojnë se aksioni qeveritar është në kundërshtim të drejtpërdrejt të qëllimit të Gandit – të arrihet deri te India shekullare, pluraliste.

Qëkur është zgjedhur kryeministër në maj, Modi ia mori autonominë territorit kryesisht mysliman Kashmir me ç’rast mijëra njerëz u arrestuan padrejtësisht.

Partia e tij është meritore për aktgjykimin me të cilin lejohet që tempull hinduist të ndërtohet në vendin e një xhamie shekullore, ndërsa tani punon që të shtyj ligjin për nënshtetësi që i favorizon emigrantët nga secili religjion i madh i Azisë së Jugut, përveç Islamit. Kritikët druajnë se myslimanët në Indi do të mund të dëbohen ose t’u merret nacionaliteti.

“Modi u referohet të gjitha qëllimeve të Gandit, përveç asaj kur bëhet fjalë për harmoninë e hindusëve dhe myslimanëve dhe ky ishte elementi kyç i punës së Gandit”, shprehet Ramahandra Guha, autor i biografisë së theksuar të Gandit, i arrestuar në protestat e paradokohshme.

Protestat fillestare rezultuan me përleshje, por protestuesit tani vazhdojnë sipas shembullit të Gandit për rezistencë të padhunshme. Qeveria reagon me fuqi dhe dezinformacion.

Për gjashtë vite funksion, Modi në disa raste ndërlidhej me trashëgiminë e Gandit, duke thënë se ata janë “bërë nga dheu i njëjtë”. Që të dy janë të lindur në Guxharat.

Modi shkruajti një kolumnë për Nju-Jork Tajms në tetor, në të cilën i bën thirrje gjithë botës të mësojë nga Gandi. Megjithatë, ai nuk lëshoi të përmendë se Gandi ka vrarë një nacionalist hindu, i cili është edukuar nga grupi i njëjtë kokëfortë që e ka formësuar edhe vetë Modin: Rashtrija Svajasevak Sang. Atentatori, Naturam God, ka besuar se Gandi i ka tradhtuar hindusët me pajtim të tepërt me myslimanët. Partia e Modit është përplotë me njerëz të cilët e konsiderojnë Gandin tradhtar.

“Ideologjia që e vrau, tani e përvetëson”, shprehet Tushar Gandi, stërnip i Gandit, i cili i mbështetë protestat.

Portretet e Gandit janë kudo, ndërsa shumica e indianëve e konsiderojnë si model të moralit.

Modi duke iu referuar atij, tenton t’i tërheqë ata votues që tradicionalisht turpërohen nga sektarizmi i partisë së tij. Pamfleti që para do kohë e shpërndau partia, përqendrohet në “dezinformatat” për ligjin e nënshtetësisë, ndërsa bashkë me citatin e Gandit të prezantuar në atë mënyrë që të duket se pa dyshim do ta kishte mbështetur ligjin, qëndron edhe fotografia e Gandit. Citati, kuptohet, ishte nxjerrë nga konteksti.

“Është e dhimbshme që Gandi protestoi kundër okupimit të fuqisë së huaj dhe tani duhet t’i përdorim po ato taktika të njëjta kundër qeverisë sonë personale, qeverisë indiane”, shprehet Salma Kan (33). Ajo shtoi se Gandi ka vdekur për Indinë ku myslimanët ndjehen si në shtëpi, ndërsa ky ideal tani kërcënohet.

“Kur njerëzit mendojnë në Indinë, ata mendojnë në atë si Indi e Gandit”, shtoi ajo. “Por, kjo nuk është Indi siç e dëshiron kjo qeveri“.

Zllatko Shumkovski

Back to top button
Close
Close