BotëBotë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Identifikohet sulmuesi në bazën ushtarake në Teksas

Sipas informatave të para, sulmuesi në bazën ajrore-ushtarake Korpus Kristi në Teksas, është 20-vjeçari Axhami Alim Alsahli, shtetas amerikan i lindur në Siri. Këtë mbrëmë e kumtuan nga Byroja hetuese federale (FBI).

Uashington, 23 maj 2020 (MIA) – Sipas informatave të para, sulmuesi në bazën ajrore-ushtarake Korpus Kristi në Teksas, është 20-vjeçari Axhami Alim Alsahli, shtetas amerikan i lindur në Siri. Këtë mbrëmë e kumtuan nga Byroja hetuese federale (FBI).

Sipas hetimit, Alsahli dje në mëngjes me automobil ka tentuar të hyjë në territorin e bazës, por automobili është ndalur nga rrethoja mbrojtëse. Personi i dyshuar ka hapur zjarr dhe ka plagosur një ushtar, pas çka është vrarë.

Hetuesit e FBI-së e kanë karakterizuar këtë vepër si akt “të lidhur me terrorizmin”. bsh/

Back to top button
Close
Close