0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Ibrahimoviqi nuk shqetësohet për virusin dhe vazhdon të stërvitet (VIDEO)

Zllatan Ibrahimoviq demonstron se nuk shqetësohet për pandeminë e koronavirusit. Ylli suedez është në atdheun e tij dhe sot për herë të dytë merr pjesë në trajnimet e Hamarbit. Sulmuesi i Milanit ka 25 për qind të aksioneve në klubin vendas.

Stokholm, 13 prill 2020 (MIA) – Zllatan Ibrahimoviq demonstron se nuk shqetësohet për pandeminë e koronavirusit. Ylli suedez është në atdheun e tij dhe sot për herë të dytë merr pjesë në trajnimet e Hamarbit. Sulmuesi i Milanit ka 25 për qind të aksioneve në klubin vendas.

Kufizimet për koronavirusin në Suedi janë shumë më të lehta se në vendet e tjera të Evropës dhe trajnimi lejohet, megjithëse ndeshjet janë rreptësishtë të kufizuara.

Trajnimi i sotëm ishte i larmishëm për sa i përket motit, dhe një pjesë e kaloi në diell të fortë dhe pjesën tjetër në reshje bore. Sipas dëshmitarëve okularë, në një moment Zllatan filloi të kollitet, por kjo nuk e shqetësoi në asnjë mënyrë dhe ai vazhdoi të stërvitet.

“Ai e pyeti nëse mund të stërvitej me ne, dhe ne padyshim që u pajtuam. Nuk e di sa do të zgjasë. Kjo gjë varet nga ajo që po ndodh në të gjithë botën”, tha kryetari i Hamarbit, Riçard von Juskull, javën e kaluar. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close